19/09/2005
Presidenti grek qipriot Tasos Papadhopulos tha të dielën se çdo bisedim i ri për të ribashkuar Qipron do të mbahej në kujdesin e OKB-së. Ai sugjeroi se Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan mund të lëvizte për të ringjalluar negociatat në të ardhmen e afërt.
(Australian Associated Press - 19/09/05; AP, Reuters, VOA, Cyprus News Agency, Turkish Press - 18/09/05)
![]() Presidenti grek qipriot Tasos Papadhopulos ju drejtua sesionit të 60-të të Asamblesë së Përgjithshme të dielën (18 shtator). [AFP] |
Presidenti grek qipriot Tasos Papadhopulos tha të dielën (18 shtator) se çdo bisedim i ri për të ribashkuar Qipron do të mbahej nën kupolën e OKB-së. "Ne mbetemi të angazhuar për të mbajtur negociata nën ombrellën e OKB-së dhe për të punuar për krijimin e atyre kushteve që do të japin negociata frutdhënëse praktike ," tha Papadhopulos në një fjalim në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së në Nju Jork.
Një ringjallje e negociatave, tha Papadhopulos, kërkon si "përgatitjen tërësore dhe një vlerësim të ndershëm të asaj që perspektiva e suksesit është të paktën e besueshme", ashtu edhe konfirmimin se "Turqia e ka pajtuar veten me faktin se arritja e një zgjidhjeje është sinonime me konceptin e një shteti të vetëm, të ribashkuar."
Duke u folur gazetarëve, kreu grek qipriot sugjeroi se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan me të cilin ai u takua të premten, mund të lëvizte për të ringjallur bisedimet e paqes "në një të ardhme të afërt". Por ai mohoi zërat e medias se një zgjidhje për çështjen e Qipros do të arrihej përpara nisjes së bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE, planifikuar për në 3 tetor.
Kur negociatat të jenë rinovuar, "tempi dhe koha e planifikuar e bisedimeve do të diktoheshin thjesht nga përparimi i bisedimeve dhe koha e nevojshme për kompletimin e thelbit," tha Papadhopulos. Nuk është "në interesin e askujt që të kemi një tjetër orvatje të dështuar," theksoi ai.
Përpjekja e fundit për t'i dhënë fund ndarjes më tepër se 31-vjeçare të ishullit mesdhetar, u shkatërrua në prill 2004 kur grekët qipriotë me shumicë kundërshtuan një projekt të OKB-së për një zgjidhje, njohur si plani Anan. Plani parashikonte bashkimin e jugut grek qipriot dhe të veriut turk qipriot në një federatë politike me dy vende përbërëse lidhur nga një qeveri qendrore e shlirët . Ndonëse shumica e turqve qipriotë e miratuan zgjidhjen e propozuar, vetëm jugu grek qipriot i njohur ndërkombëtarisht u bashkua me BE në 1 maj 2004.
Grekët qipriotë kanë përmendur mungesën e garancive për të marrë shtëpitë e katanditë e tyre të marra nga turqit qipriotë, si arsyen kryesore për refuzimin e tyre ndaj ujdisë. Ata kundërshtojnë gjithashtu praninë e vazhdueshme të pranisë ushtarake turke në ishull.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes