06/09/2005
Poeti amerikan W.S. Mervin ishte marrësi i këtij viti i Kurorës së Artë, dhënë në Mbrëmjet Poetike të Strugës në brigjet e liqenit të Ohrit.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 06/09/05
![]() Mbrëmjet Poetike të Strugës të nisura që më 1962, janë konsideruar festivali poetik me jetën më të gjatë në botë. [SVP] |
Festivali më jetëgjatë poetik i botës u mbajt në brigjet e liqenit të Ohrit, në Maqedoni në fund të muajit të kaluar. Njëzetepesë poetë nga 20 vende të ndryshme ndoqën Mbrëmjet Poetike të Strugës (MPS), që u zhvilluan nga 25 në 28 gusht.
Fituesi i këtij viti i Kurorës së Artë ishte poeti amerikan W.S. Mervin. Kjo ishte hera e tij e tretë e pjesëmarrjes së tij në festival.
"Ky është një nder i madh për mua dhe unë jam i prekur ," tha Mervin. "E kuptoj se çmimi jepet nga njerëz që e shohin poezinë si një vend qendror në jetën e tyre, ashtu siç është në timen."
"Së bashku me këtë Kurorë të Artë, ne ju dorëzojmë dëshirat tona më të mira për shëndet të mirë dhe shumë më tepër poezi që do t'ja dalin në misionin e tyre për ta kthyer këtë botë të turbullt në një vend më të mirë e më human e jo në një vend me vuajtje e ndarje të gjeneruara nga lufta," tha presidenti i bordit drejtues të MPS, Zoran Ançevski.
Andrea Kote nga Kolumbia fitoi çmimin e Urës së Strugës, që i jepet poetit të ri më të mirë. Fituesi i çmimit të sponsorizuar nga UNESKO merr një skulpturë që paraqet urat dhe një pëllumb, krijuar nga artisti maqedonas Branko Jaksiç.
"Poezia është provuar të kontribuojë në shëndetin e botës, shëndetin e shpirtit të saj. Jam mirënjohës ndaj jush që më sollët në Strugë ku liqeni është pabesueshmërisht i tejdukshëm ashtu siç duhet të jetë poezia," tha Kote.
Delegatët e Akademisë Poetike Evropiane që u takuan gjatë festivalit thanë në një deklaratë të përbashkët se Mbrëmjet Poetike të Strugës të nisura më 1962 janë një shembull përshtypjelënës i veprimtarive të gjera ndër-kulturore që Maqedonia sponsorizon sot.
Përveç leximeve poetike, MPS boton gjithashtu një seri librash që synojnë prezantimin e veprave të autorëve ndërkombëtarë tek lexuesit e Maqedonisë. Këtë vit, poezia e Tanikava Suntaru (Japoni), Brejten Brejtenbaç (Afrika e Jugut), Rita Dove (Shtetet e Bashkuara), Lionel Rej (Francë), Les Murrej (Australi), Tarek Eltajeb (Sudan) dhe Hedi Buraui (Kanada) do të botohen brenda edicionit vjetor.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes