Rugova i Kosovës diagnostikohet me kancer të mushkërive

05/09/2005

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, një figurë qendrore në jetën politike të krahinës për 15 vitet e shkuar, ka njoftuar se ka kancer të mushkërive. Në një fjalë në TV të hënën, ai tha se "do ta kapërcente këtë betejë" dhe do të qëndronte në detyrë.

Nga By Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 05/09/05

photo

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u kthye në Prishtinë të dielën (4 shtator) pas një jave trajtimi mjekësor në një bazë ushtarake në Gjermani. [AFP]

Duke ju drejtuar popullit të Kosovës në një fjalë në TV të hënën (5 shtator), Presidenti Ibrahim Rugova tha se ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive dhe do të ndërmerrte trajtim intensiv me qëllim që "ta kapërcente këtë betejë". Ai tha gjithashtu se nuk kishte plane për të dhënë dorëheqjen.

Rugova u kthye në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë të shtunën pas një jave trajtimi në një bazë ushtarake të SHBA pranë Frankfurtit, Gjermani. Shëndeti i tij u keqësua mjaft në fund të gushtit. Ai ndërkohë i kishte reduktuar takimet dhe anulloi disa angazhime për atë që u përshkrua atëhere si "simptoma të ngjashme me gripin" që i kishin prekur mushkëritë.

"Doktorët kanë gjetur se unë vuaj nga një kancer i lokalizuar i mushkërive dhe ata më kanë caktuar një terapi intensive kurimi," tha ai. "Jam i bindur se me ndihmën e Zotit do ta kapërcej këtë betejë".

Zyra e presidentit ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se ai do të kthehet në detyrat dhe përgjegjësitë e veta ndërkohë që i nënshtrohet trajtimit në shtëpinë e tij.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rugova, 61 vjeç, një shkrimtar dhe profesor i letërsisë i shkolluar në Sorbonë, ka qënë për më tepër se 15 vjet në qendër të politikës së Kosovës dhe pritet gjerësisht të kryesojë krahinën në negociatat për statusin e saj përfundimtar. Bisedimet mund të nisin më pas këtë vit në qoftë se OKB përcakton se një grup i standardeve të vëna ndërkombëtarisht është përmbushur.

Po qe se Rugova do të detyrohej të largohej, kjo do ta fuste Kosovën në një trazirë në një kohë veçanërisht të prekshme. Asnjë pasues i qartë nuk është i gatshëm të marrë kryesimin e partisë së tij Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe analistët thonë se ikja e tij do të shkaktonte një luftë për pushtet midis fraksioneve brenda partisë. Kjo nga ana tjetër mund të shënonte fundin e mbizotërimit të LDK në politikën e Kosovës nga e cila do të përfitonin partitë rivale që kanë dalë gjatë viteve të fundit.

Përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe administrata ndërkombëtare e Kosovës kanë shprehur shpresën se Rugova do të bëhet mirë së shpejti. Pas takimit të tyre javën e shkuar, ministrat e jashtëm të BE i bënë jehonë kësaj ndjenje.

I parë si i moderuar, Rugova kryesoi shqiptarët e Kosovës gjatë një periudhe dhjetë vjeçare të "rezistencës pasive" ndaj regjimit të kreut të ish Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç. Ai konkurroi me sukses për president në mars 2002, pas luftës së viteve 1998-1999 që përfundoi me tërheqjen e Beogradit nga krahina. Ai u rizgjodh tetorin e shkuar.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment