Del Ponte i kërkon BE të shtyjë Kroacinë dhe Serbi-Malin e Zi për bashkëpunim të plotë me ICTY

02/09/2005

Kryeprokurorja e OKB për krimet e luftës Karla del Ponte i kërkoi BE të enjten të pezullojë bisedimet me Kroacinë dhe Serbi-Malin e Zi deri sa të kërkurit kryesorë nga gjykata e Hagës të mbeten të lirë. Asnjë nga vendet nuk po bashkëpunon plotësisht me gjykatën e OKB, tha ajo.

(Radio Netherlands - 02/09/05; Reuters, AFP, BBC, HINA, Makfax - 01/09/05)

photo

Presioni nga BE ka luajtur një rol kyç në sigurimin e bashkëpunimit më të mirë me gjykatën e OKB për krimet e luftës, sipas kryeprokurores Karla del Ponte. [AFP]

BE nuk duhej të lëvizte për të ndërtuar lidhje më të ngushta me Kroacinë dhe Serbi-Malin e Zi deri sa ato të dorëzojnë të paditurit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) tha të enjten (1 shtator) kryeprokurorja e gjykatës së OKB për krimet e luftës.

"Bashkëpunimi i plotë me ICTY është një nga kushtet e vëna nga BE që vendet e ish Jugosllavisë të bashkohen me të," tha del Ponte në një konferencë mbi Ballkanin në kryeqytetin sviceran Bernë. "Pa mbështetjen e fortë të Evropës, procesi i drejtësisë në Ballkan do të ishte një dështim i zymtë. Kroacia dhe Serbi-Mali i Zi në veçanti, kanë bashkëpunuar me gjykatën vetëm falë presionit ndërkombëtar," shtoi prokurorja.

Duke e përshkruar bashkëpunimin aktual të të dy vendeve me ICTY si "jo të përkryer e as të plotë", del Ponte i kërkoi Brukselit t'u bënte presion atyre për të përmbushur detyrimet e tyre ndërkombëtare dhe për të dorëzuar të paditurit për krime lufte të kërkuar nga gjykata.

"Për aq sa një vend mbetet një kandidat, BE ka fuqinë për të detyruar reformat," tha del Ponte. "Kur ai hyn në klub, kjo fuqi humb."

Kroacia duhej të niste bisedimet e pranimit me BE në mars, me kusht që autoritetet të kishin dorëzuar gjeneralin në pension Ante Gotovina në ICTY deri në atë kohë. Por me që Zagrebi dështoi për të përmbushur këtë konditë të vetme për të provuar bashkëpunimin e vet të plotë me gjykatën e OKB, negociatat u pezulluan. Serbi-Mali i Zi ndërkohë, është planifikuar për të filluar bisedimet mbi një marrëveshje stabilizimi e asocimi me BE në 5 tetor.

Si BE ashtu dhe Shtetet e Bashkuara e kanë rritur muajt e fundit presionin e tyre ndaj Serbi-Malit të Zi dhe Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) për të ekstraduar ish kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç, që besohet se fshihet në pjesët e kontrolluara nga serbët në BiH ose në Malin e Zi, dhe të gjeneralit të tij të kohës së luftës Ratko Mlladiç, që del Ponte ngulmon se është në Serbi.

"Mosndërshkimi për ta është n jë goditje e madhe për komunitetin ndërkombëtar dhe drejtësinë ndërkombëtare," tha del Ponte në Bernë. Ajo kundërshtoi pretendimet e bëra nga ministrja e jashtme kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç në Parlamentin Evropian të martën se Zagrebi kishte bërë gjithëshka mundej për të gjetur Gotovinën.

"Nuk ka patur ndryshim thelbësor cilësor në operacionet e kryera nga Kroacia. Gjurmët që kam unë rrëfejnë ende se Gotovina është në rajon," tha del Ponte.

Duke këmbëngulur se Kroacia po zbaton planin e vet për bashkëpunimin me Hagën, kryeministri Ivo Sanader përmendi të enjten arrestimin e Hrvoje Petrac, një mbështetës i dyshuar i Gotovinës, në Greqi më parë gjatë javës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në komente të tjera, del Ponte gjithashtu vuri në dukje arrestimin e Petrac duke e përshkruar atë si një zhvillim pozitiv, një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar midis agjensive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit dhe si një mundësi për të depërtuar më së fundi në rrjetin që mbron Gotovinën.

"Ne do të mbikqyrim shumë nga afër veprimet e Kroacisë në javët që vijnë," tha prokurorja. "Ne presim me të vërtetë që Kroacia të veprojë agresivisht bazuar në këtë zhvillim të ri me qëllim që të sjellë Gotovinën në Hagë."

Vërejtjet e del Ponte koinciduan me fillimin e një takimi dy-ditor jo-zyrtar të ministrave të jashtëm të BE në qytetin e Uellsit, Njuport. Oferta e Kroacisë për t'u pranuar në Bashkim është midis çështjeve të axhendës.

Sekretari i jashtëm britanik Xhek Strou u citua të kishte thënë të enjten se BE do të shqyrtonte ofertën e Kroacisë në mes të shtatorit për të vendosur në se do t'i jepej dritë e gjelbër nisjes së bisedimeve të saj të hyrjes. Del Ponte do t'i kërkohet të raportojë në forcën vepruese të BE mbi bashkëpunimin e Kroacisë me ICTY përpara se të merret një vendim.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes