19/08/2005
Qendra e skive Kuzuf, vendosur në kufirin Maqedoni-Greqi, premton të bëhet qendra më moderne turistike në Ballkan. Ajo pritet të gjenerojë të ardhura vjetore rreth 220 milion euro.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 19/08/05
![]() Qendra 72 milion euro e skive, një ndërmarrje e përbashkët midis Greqisë e Maqedonisë, do të vendoset në malin Kozuf. [Dosje] |
Ndërtimi i qendrës së skive Kozuf, një ndërmarrje e përbashkët maqedonase-greke që premton të bëhet qendra më moderne turistike në Ballkan, nisi muajin e kaluar. Vendpushimi 430 hektarësh do të vihet në funksionim në 2007 dhe mund të gjenerojë përfundimisht rreth 220 milion euro të ardhura vjetore. Kompletimi i tij do të kushtojë rreth 72 milion euro që do të investohen gjatë tre viteve të ardhshme.
"Këtë vit, do të ndërtojmë një pjesë të infrastrukturës dhe strukturat shtëpiake dhe do të instalojmë një teleferik skish për përdorimin përurues të pistave të skive deri në fund të vitit," thotë menazheri i projektit Angel Nakov. "Kemi planifikuar punë më intensive në 2007 kur presim që ta bëjmë kompleksin operacional."
Kryebashkiaku i komunës së Kavadarçit, ku do të vendoset qendra e skive, i ka dhënë mbështetjen e tij projektit. "I kam kërkuar qeverisë ta ndihmojë ndërtimin e infrastrukturës që shpie në qendër, gjë që do të thotë rigjallërim i ekonomisë në Kavadarç dhe Gjevgjelia," tha Panço Minov në ceremoninë e vendosjes gurit të parë në themele në 24 qershor.
Mbështetje ka ardhur gjithashtu edhe nga Kryeministri Vlado Buçkovski i cili vizitoi vendin e ndërtimit dhe u zotua për ndihmë nga qeveria në ndërtimin e 35 km rrugë rajonale që lidhin qendrën e skive dhe udhëshpejtën e Shkupit nëpër Demir Kapi dhe Gjevgjelia.
Qendra e cila është në kufirin grek, do të vendoset në malin Kozuf, me lartësi 1,500-2,000 metra mbi nivelin e detit. Projekti parashikon ndërtimin e 40 km pistash të skive. Janë planifikuar gjithashtu kabllot moderne të skive të afta për të transportuar 13,500 vetë në orë, si edhe instalimi i pajisjeve të dëborës artificiale përgjatë pistave.
Mes objekteve të tjera do të jenë një hotel 600-shtretësh me pesë yje, 450 apartamente 180 shtretëshe me katër yje, 750 kabina, një qendër dyqanesh, një parkim për 1,600 makina dhe shërbime sportive. Mbi një bazë vjetore, investitorët presin 600,000 qëndrime një-natore me vizitat e deri 300,000 turistëve.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes