Mungesa e hosteleve paraqet pengesë për udhëtimin e të rinjve në Serbi

09/08/2005

Megjithëse të rinjtë nga e gjithë Europa gjithnjë e më shumë janë duke shkuar në Serbi si një destinacion udhëtimi, ata shpesh nuk mund të gjejnë një vend për të qëndruar që mund ta përballojnë me të ardhurat e tyre. Serbisë i mungojnë hostelet, një vend-qëndrimi kryesor i udhëtarëve të rinj dhe ligji as nuk i njeh ata si një kategori.

Nga Davor Konjikusiç për Southeast European Times në Beograd - 09/08/05

photo

Serbia është duke tërhequr një numër në rritje të udhëtarëve të rinj. [AFP]

Këtë vit, si vitet e kaluar, shumë të rinj që morrën pjesë në festivalin muzikor EXIT të Serbisë nuk ishin në gjendje të qëndronin në hostelë. Përkundrazi, atyre iu dësh të kërkonin dhoma hoteli ose të ngrinin tendat në vendet e kampeve.

Hostelët janë një vend-qëndrim kryesor i udhëtarëve të rinj, por ato mungojnë në Serbi. Megjithëse janë vendimtarë për turizmin, ky grup-moshë vazhdon të neglizhohet. Të rinjtë që udhëtojnë me buxhete të kufizuar nuk kanë as aftësinë dhe as interesin për të qëndruar në hotele luksozë. Dhe megjithëse veprimtaritë muzikore janë duke tërhequr një numër në rritje të vizitorëve të rinj prej vendeve fqinjë, kur ata mbërrijnë në Serbi shpesh nuk mund të gjejnë vend për të fjetur.

Qeveria më në fund është duke e vënë re këtë. Momçillo Neskoviç, që kryeson departamentin e marketingut në ministrinë e turizmit, e pranon se ekziston një nevojë për ndërtimin e hostelëve. "Ne i shohim hostelët nga dy aspekte. Njëri aspekt është thjesht ai i turizmit, sepse këta të rinj gjithashtu do të shpenzojnë para në Serbi. Nga ana tjetër, ata janë të rëndësishëm përsa i përket potencialit si vizitorë të ardhshëm në vendin tonë. Ata do t'a shohin se ç'farë mund të ofrojmë dhe ndoshta një ditë do të vijnë përsëri me familjet e tyre," thotë Neskoviç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Hostelët ofrojnë potencial të konsiderueshëm biznesi si për investitorët vendas, ashtu edhe për ata të huaj. Por fillimisht ata duhet të ndërtohen. Një alternativë, sipas Neskoviç, është ndërtimi i mjediseve të reja nga zero. Një alternativë më ekonomike është shndërrimi i mjediseve të ndertuara fillimisht për një qëllim tjetër.

Hungaria ofron një model të suksesshëm në lidhje me këtë. Atje, shteti ka lejuar që mjedise ushtarake dhe industriale të epokës komuniste të shndërrohen në hostelë.

Në Serbi, Qendra Studentore e Beogradit administron dy fjetore studentore si hostelë gjatë verës. Sipas drejtoreshës së qendrës, Dragana Vujaçiç, këto mjedise ofrojnë 1,500 shtretër. "Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Organizatën Turistike në Beograd. Ne presim një fluks të konsiderueshëm vizitorësh dhe ata janë kryesisht të rinj që qëndrojnë këtu kryesisht si pjesëmarrës në veprimtari sportive që zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, kishte edhe turistë më të moshuar që shprehën interes në shërbimet tona," thotë Vujaçiç.

Një pengesë është se hostelët nuk ekzistojnë si kategori në ligjin serb. Kjo nuk lejon që ato të krijohen ligjërisht. Megjithatë, një numër hostelësh privatë, të pa-autorizuar njoftohet se janë në funksionim në Beograd, disa madje duke ofruar edhe shërbime të internetit. Dhe disa banorë të Beogradit të dhënë pas biznesit i kanë shndërruar apartamentet ose shtëpitë e tyre në strehime me pagesë të ulët.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment