08/08/2005
Shqipëria ende duhet të realizojë potencialin e plotë të saj për investime të huaja, thonë analistët. Megjithatë, ndërmarrjet gjithnjë e më shumë janë duke vënë re vendndodhjen e përshtatshme gjeografike të vendit, afërsinë me Greqinë e Italinë dhe burimet e punës.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 08/08/05
![]() Herbert Stepic, zëvendësdrejtor i Raiffeisen Group të Austrisë (majtas) dhe Kryeministri shqiptar që po largohet Fatos Nanto zbulojnë logon e Raiffeisen Bank në Tiranë në tetor 2004. Grupi bleu Bankën e Shqipërisë. [Gent Shkullaku] |
Ndërmarrjet e huaja që funksionojnë në Shqipëri kanë bërë rreth 145 milionë euro investime të drejtpërdrejta -- rreth 48 euro për cdo shqiptar -- në vend gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare. Firmat janë kryesisht me qendër në Greqi dhe Itali -- dy vendet me të cilat Shqipëria ka nivelet më të lartë të importeve dhe eksporteve.
Investimet e huaja të përgjithshme arritën në rreth 242 milionë euro, tregojnë statistikat. Ajo përfshin privatizimin e Bankës së Kursimeve të Shqipërisë, e cila u ble nga Raiffeisen e Austrisë për 97 milionë euro.
Për më shumë se shtatë vjet, ekonomia ka qënë në rritje, me rritjen mesatare të PKB-së prej 6 përqind -- një nivel më i lartë se gjetkë në rajon. Një zhvillim i tillë i mahnitshëm ka ardhur kryesisht për shkak të kontrollit të inflacionit, që është mbajtur mes 2 përqind dhe 4 përqind.
Në të njëjtën kohë, pozicioni gjeografik i Shqipërisë dhe oferta për punë janë duke u provuar të jenë tërheqëse për sipërmarrësit dhe investitorët. Shumë ndërmarrje prodhimi, për shembull, i kanë vendosur fabrikat e tyre në Shqipëri, me materiale që importohen nga jashtë dhe prodhimi përfundimtar më pas eksportohet në tregjet ndërkombëtarë. Një numër firmash italianë kane treguar interes në industrinë minerare shqiptare.
Në të njëjtën kohë, privatizimi vazhdon të jetë një rrugë për investime. Në mes të qershorit, qeveria nënshkroi një kontratë me një konsorcium turk për shitjen e 76 përqind të ndërmarrjes telefonike shtetërore shqiptare Albtelecom. Marrëveshja prej 120 milionë euro përfshin gjithashtu licensën për operatorin e tretë të telefonisë celulare në vend. Megjithatë, përpara sesa të zbatohet, kontrata duhet të nënshkruhet nga parlamenti i ri, që u votua gjatë zgjedhjeve të 3 korrikut.
Shqipëria ka mundësinë për të tërhequr deri në 2.6 miliard ëuro ne investime të huaja të drejtpërdrejta, sipas një raporti të FMN-së. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtij potenciali nuk është realizuar, me më pak se 1 miliard euro të investuara që më 1992. Megjithatë, përsa kohë që vendi vazhdon të hedhë hapa drejt krijimit të një klime të favorshme për biznesin, gjendja është duke ndryshuar.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes