Shqipëria organizon stërvitjen ushtarake të Adriatikut

04/08/2005

Deti Adriatik pranë bregdetit të Shqipërisë ishte vendi i një stërvitjeje të fundit të përbashkët ushtarake që përfshiu forcat e SH.B.A.-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Stërvitja, Veprimtaria Adriatiku 2005, synoi të përmirësonte kapacitetet dhe të nxiste bashkëpunimin.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 04/08/05

photo

Forcat speciale shqiptare “zbresin me litar” nga një helikopter i marinës së SH.B.A.-së më 18 korrik. Stërvitja është një prej shumë formave të trainimit që janë duke u zhvilluar si pjesë e Veprimtaria Adriatike 2005. [USEUCOM]

Forcat e SH.B.A.-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë morrën pjesë sëbashku në stërvitjen ushtarake "Veprimtaria Adriatike 2005" të zhvilluar nga 11 korrik deri më 30 korrik. Ajo ishte veprimtaria më e fundit në një seri stërvitjesh vjetore që synojnë zhvillimin e aftësive të luftimit dhe nxitjen e miqësisë, mirëkuptimit të përbashkët dhe bashkëpunimit mes NATO-s dhe aleatëve rajonalë.

Pothuajse 1,500 forca nga personeli i Marinës së SH.B.A.-së dhe Korpusit të Marinës, tre toga të këmbësorisë shqiptare dhe mbështetje prej helikopterëve dhe një togë e inxhinierëve të luftimit dhe njësi e forcave speciale maqedonase morrën pjesë në stërvitjet në terren, skenarë të kërkimit dhe shpëtimit, evakuimit të viktimave dhe operacione të zbulimit në det.

Forcat pjesëmarrëse të SH.B.A.-së përfshinë anije amfibe të sulmit USS Saipan (LHA 2), anijen e ndihmës dhe shpëtimit USS Grasp (ARS 51), Njësinë e Lëvizshme të Çaktivizimit të Pajisjeve Shpërthyese EIGHT (EODMU 8), Skuadrën e Mbështetjes së Helikopterëve FOUR (HC 4), Forcën e Sigurimit të Korpusit të Marinës të Kompanisë në Europë dhe Komandantin e Forcës së Posaçme SIX SEVEN (CTF 67).

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Stërvitjet e përbashkëta, të tilla si Veprimtaria Adriatike 2005, nxisin përpjekjet e bashkëpunimit për sigurinë që inkurajojnë stabilitetin rajonal, çojnë përpara bashkëpunimin shumë-kombësh dhe parandalojnë armiqësi të mundshme -- të gjitha kontribute të paçmuara ndaj luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit", tha një zëdhënës i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë, që njoftoi këtë veprimtari.

Shqipëria, së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë, janë pjesë e Kartës së Adriatikut, një iniciativë që ndjek frymën e Kartës SH.B.A.-Balltike 1998, e propozuar në mënyrë të përbashkët nga presidentët e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë ndaj Presidentit Xhorxh W. Bush në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në nëntor 2002 në Pragë. Të tre vendet e Ballkanit aspirojnë për anëtarësim përfundimtar në NATO.

Bush e mirëpriti iniciativën si një kontribut të madh ndaj vizionit të tij për një Europe të plotë, të lirë dhe në paqe. Kolin Pauell, Sekretari i shtetit i SH.B.A.-së në atë kohë, ishte mes atyre që nënshkruan kartën në Tiranë më 2 maj 2003.

Shqipëria gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në operacionet paqeruajtëse botërorë, përfshirë Afganistanin dhe Irakun. Ajo është mes vendeve që dërguan trupa në fazën e luftimit të Operacionit Liria e Qëndrueshme. Duke vlerësuar kontributet e saj ndaj luftës kundër terrorizmit, Shtetet e Bashkuara së fundi i akorduan Shqipërisë $8 milionë brenda kuadrit të dy programeve ushtarakë, Fondi i Solidaritetit i Aleancës së SH.B.A.-së dhe Iniciativa e Operacioneve Paqeruajtëse Botërore e Bushit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment