04/08/2005
Plani i propozuar për reformimin e forcave të armatosura të Bosnjë-Hercegovinës do të ndihmojë që vendi të përmbushë kërkesat për anëtarësimin në NATO, duke lejuar që popujt përbërës të vendit të ruajnë trashëgiminë ushtarake të tyre.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 04/08/05
![]() "NATO na ofron siguri të përbashkët dhe koncepti i sugjeruar i forcave të armatosura i përshtatet NATO-s," tha Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës Nikola Radovanoviç. [Arkiv] |
Sipas reformave kryesore të mbrojtjes, për të cilat u ra dakord muajin e kaluar nga një komision i posaçëm, ushtritë e veçanta të Bosnjë-Hercegovinës (BiH) do të bashkohen në një forcë të vetme nën një komandë në nivelin shtetëror. Komisioni për Reformën e Mbrojtjes (DRC), i cili përfshin përfaqësues të tre popujve përbërës kryesorë në vend -- kroatë, muslimanë dhe serbë -- i miratoi ndryshimet më 20 korrik. Tani ato duhet të ratifikohen nga parlamenti qëndror dhe dy njësitë e pas-luftës të BiH-së -- Republika Serbska dhe Federata e BiH-së.
Në se miratohen, ministritë dhe komandat e mbrojtjes të njësive do të kalojnë tek institucionet e mbrojtjes të BiH-së dhe një buxhet i ri i vetëm për mbrojtjen do të hyjë në fuqi. Ndryshimet e gjithanshme do të ndihmojnë që BiH të përmbushë kërkesat për anëtarësimin në NATO.
"NATO na ofron siguri të përbashkët dhe koncepti i sugjeruar i forcave të armatosura i përshtatet NATO-s," tha Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës Nikola Radovanoviç, duke shtuar se siguria dhe stabiliteti janë të rëndësishëm për të gjithë shtetasit e vendit.
Forcat e Armatosura të reja të BiH-së do të përbëhen krejtësisht nga personeli profesionist dhe shërbimi i detyrueshëm do të anullohet që prej 1 janarit 2006. Në të njëjtën datë, do të shkrihet forca Rezervë Pasive prej 60,000 anëtarësh. Një forcë e re e Rezervës Aktive do të krijohet gjatë viteve të ardhshëm, duke përbërë 50 përqind të forcës aktive në detyrë. Ajo do të ketë personel profesionist që kanë përfunduar shërbimin e tyre aktiv në detyrë dhe specialistë të rekrutuar nga popullsia.
Numri i tanishëm i përgjithshëm prej 12,000 ushtarësh profesionistë do të zvogëlohet duke eleminuar ato detyra që tani përfshijnë trainimin dhe administrimin e shërbimit të detyruar dhe rezervave pasive. Madhësia e Forcave të Armatosura aktive në detyrë të BiH-së do të jetë ndërmjet 9,000 dhe 10,000.
Forcat e armatosura do të pasqyrojnë përbërjen demografike të BiH-së. Muslimanët, kroatët dhe serbët do të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në çdo nivel të lartë të vendim-marrjes, duke filluar me presidencën e BiH-së dhe deri në komandën operative dhe komandën e mbështetjes.
Forcat e Armatosura të BiH-së do të përbëhet nga tre brigada shumë-etnike të manovrave, një brigadë të mbështetjes taktike dhe një brigadë të aviacionit, të gjitha nën kontrollin e komandës operative ekzistuese. Tre brigadat e manovrave do të përbëhen secila nga tre batalionë të këmbësorisë, një prej secilit nga tre regjimentët e rinj të këmbësorisë.
Secili prej tre regjimentëve të rinj të këmbësorisë do të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe nxitjen e trashëgimisë ushtarake të njësive prej të cilëve ata vijnë -- që janë, Ushtria e Republikës së BiH-së e drejtuar nga boshnjakët, Këshilli Kroat i Mbrojtjes dhe Ushtria e Republikës Serbska. Ndërsa ato nuk do të kenë asnjë autoritetet operativ ose administrativ, çdo regjiment do të ketë një kolonel, i cili do të shërbejë në një rol thjesht të nderimit si kreu i regjimentit.
Kjo paketë e masave hap rrugën për një zgjidhje të qëndrueshme, sipas anëtarëve të DRC-së. "Të gjithë u desh të hiqnin dorë nga diçka që dëshironin, por të gjithë morrën çdo gjithshka që vërtet u nevojitej," tha bashkë-kryetari i DRC-së Rafi Gregorian, pas arritjes së marrëveshjes.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes