Shqipëria merr ndihmë financiare prej Shteteve te Bashkuara

03/08/2005

Forcat ushtarake shqiptare do të jenë në gjendje të marrin pajisje të reja dhe trainim përmes dy granteve me vlerë $ 8 milionë nga Shtetet e Bashkuara.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 03/08/05

photo

Ndihma u miratua si pjesë e kërkesës shtesë për emergjenca të kohës së luftës për aleatët e aleancës nga Presidenti i SH.B.A.-së Xhorxh W. Bush. Një njësi prej më shumë se 100 trupa speciale të Ushtrisë Shqiptare janë të vendosur tashmë në Irak, duke shërbyer nën komandën e SH.B.A.-së. [AFP]

Shqipërisë i janë dhënë $8 milionë në shenjë vlerësimi të rolit të saj në paqeruajtjen ndërkombëtare dhe në luftën botërore kundër terrorizmit, njoftoi Ambasada e SH.B.A.-së muajin e kaluar. Paratë janë duke u livruar përmes Fondit të Solidaritetit të Aleancës (CSF) të SH.B.A-së dhe Iniciativës së Operacioneve Paqeruajtëse Botërore (GPOI) të Presidentit Xhorxh W. Bush.

"Një prej 18 vendeve që do të vlerësohen sipas programit CSF, Shqipëria do të marrë $6 milionë për Forcat e Armatosura Shqiptare (FASH) për pajisje ushtarake dhe trainim," tha një deklaratë e Ambasadës. Ndërkohë, një grant prej $2 milionë për mbështetjen e trainimit të ushtrisë shqiptare për operacione paqeruajtëse është akorduar përmes GPOI, një program që synon të ndihmojë aleatët e SH.B.A.-së që të krijojnë kapacitete më të forta paqeruajtëse me partnerët e aleancës.

"Ndihmë do të jepet për reformën e mbrojtjes, trainim, pajisje dhe ndihma humanitare. Këto programe synojnë të ndihmojnë FASH që të krijojë kapacitetet për vetëmbrojtje, për të punuar së bashku me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-n dhe për të forcuar miqësinë SH.B.A-Shqipëri," tha deklarata e Ambasadës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vende të tjera në rajon që do të marrin fonde prej CSF-së përfshijnë Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë.

Ndihma është pjesë e kërkesës së Bush në Kongres për buxhetin shtesë të emergjencës së kohës së luftës, i cili siguron ndihmë për aleatët e koalicionit që kanë mbështetur përpjekjet ushtarake në Irak dhe Afganistan. Shqipëria ka paqeruajtës në të dy vendet dhe është një prej vetëm katër vendeve që kontribuojnë me trupa në fazën e luftimeve të Operacionit Liria e Qëndrueshme.

Një njësi prej më shumë se 100 trupa specialë të Ushtrisë Shqiptare është e vendosur në Irak, duke shërbyer nën komandën e drejtuar nga SH.B.A. në një rol joluftues. Shqipëria ka gjithashtu 23 paqeruajtës në Afganistan dhe trupa në Bosnjë-Hercegovinë.

Shqipëria gjithashtu është duke kërkuar aktivisht integrimin në NATO. Së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë, ajo është pjesë e një iniciative të mbështetur nga SH.B.A., e njohur si Karta e Adriatikut, që synon të bashkërendojë përpjekjet e tre vendeve për të arritur integrimin Euro-Atlantik.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment