Boskovski dhe Tarkulovski do të qëndrojnë në Hagë

25/07/2005

Këshilli Gjyqësor në gjykatën e Hagës ka refuzuar kërkesën për lirimin me kusht për ish-Ministrin e Brendshëm Ljube Boskovski dhe ish-zyrtarin e sigurisë Johan Tarkulovski. Këshilli tha se Boskovski në të kaluarën është larguar nga Maqedonia dhe Tarkulovski mund të influencojë dëshmitarët.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup - 25/07/05

photo

Kërkesa për lirim me kusht e ish-Ministrit të Brendshëm Ljube Boskovski' u mohua nga Këshilli Gjyqësor i gjykatës së Hagës. [Arkiv]

Ish-Ministri i Brendshëm Ljube Boskovski dhe ish-zyrtari i sigurisë Johan Tarkulovski do të mbeten nën arrest deri sa të fillojë gjyqi i tyre, sipas një vendimi më 18 korrik të Këshillit Gjyqësor të gjykatës së Hagës. Maqedonia i kishte kërkuar Këshillit më 4 korrik që ata të lirohen me kusht. "Qeveria maqedonase garanton se të paditurit do të vihen në dispozicion të gjykatës së Hagës nëse lirohen përkohësisht dhe lejohen të kthehen në Maqedoni," tha Ministria e Drejtësisë Meri Mlladenovska-Gjorgjievska.

Sipas avokatit të Boskovskit, Dragan Godzo, largimi i klientit të tij nga Maqedonia gjatë një çështje të mëparshme ishte fakti vendimtar në këtë refuzim. Boskovski, i cili ka shtetësi të dyfishtë maqedonase dhe kroate, përballet me akuzat në lidhje me vrasjen e gjashtë pakistanezëve dhe një nje indiani prej policisë maqedonase në Rastanski Lozja jashtë Shkupit më 2 mars 2002. Ish-ministri i brendshëm u largua në Kroaci vitin e kaluar, por u arrestua dhe u ndalua në Pula.

Lirimi i Tarkulovskit u refuzua sepse "nuk ka garanci të plota se ai nuk do të bëjë presion mbi viktimat dhe dëshmitarët," tha Këshilli.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Avokati i Boskovskit tha se do të apelojë vendimin e Këshillit Gjyqësor. "Unë isha optimist se Boskovski do të lirohej, por siç duket, Këshilli u dha përparësi argumenteve të paraqitura nga zyra e prokurorisë," tha Godzo.

"Përgjigja ndaj një apeli do të varet prej Komisionit të Apelit," tha Katina Terner, një zëdhënëse e gjykatës së Hagës. Ajo tha se komisioni do të vendosë mbi apelin dy javë deri në një muaj pas paraqitjes së tij.

Boskovski dhe Tarkulovski janë vetëm dy maqedonasit e paditur për krime lufte Sipas një padie të përbashkët të lëshuar nga gjykata më 15 mars, secili përballet me tre akuza për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës në lidhje me konfliktin ndër-etnik më 2001 në Maqedoni. Mizoritë për të cilat akuzohen ata u kryhen ndërmjet 10 gushtit dhe 12 gushtit 2001, gjatë një kontrolli policor në fshatin Ljuboten.

Tarkulovski u ekstradua në Hagë më 16 mars dhe Boskovski më 24 mars. Të dy e deklaruan veten jofajtorë ndaj të gjitha akuzave.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment