18/07/2005
Personat e zhvendosur së brendshmi në Kosovë vazhdojnë të ndeshin probleme të mëdha që pengojnë kthimin e tyre në shtëpitë e para-konfliktit, tha një i dërguar i OKB-së pasi vizitoi rajonin.
(UN News Centre, UN Office at Geneva - 24/06/05; Refugees International - 15/06/05; BBC - 13/06/05)
![]() Më parë këtë muaj, si BBC ashtu dhe Refugees International raportuan për qindra romë, shumë nga ta fëmijë, që jetonin në kampe refugjatësh në Kosovë. [AFP] |
Ndërsa gjendja në Kosovë duket të jetë përmirësuar, numri i të kthyerve të pakicave mbetet tepër i ulët, tha të premten (24 qershor) përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi të drejtat e njeriut dhe personat e zhvendosur së brendshmi (IDPs), pas një vizite në rajon.
Gjatë udhëtimit të tij tre-ditor në Kosovë, Uollter Kalin ju tha se kishte patur më pak incidente ndëretnike gjatë disa muajve të fundit. Por IDP-të dhe të kthyerit thanë se ata qenë ende të shqetësuar për sigurinë e tyre. Një arsye përmendën ata, ishte ngacmimi i vazhdueshëm i nivelit të ulët. Të tjera probleme të mëdha përfshijnë lirinë e kufizuar të lëvizjes, mungesën e mundësive të punësimit dhe fondet e pamjaftueshme, sipas përfaqësuesit të OKB-së.
Veçanërisht për të ardhur keq është fakti se një numër i konsiderueshëm IDP-sh janë të detyruar të vazhdojnë jetët e tyre të zymta në kampe dhe gjetkë pasi nuk ka para dhuratë në dispozicion për të realizuar kthimin e tyre," citohet Kalin të ketë thënë në një deklaratë lëshuar nga zyra e OKB-së në Gjenevë (UNOG).
Duke i kërkuar institucioneve të përkohshme të Kosovës dhe UNMIK-ut t'i drejtohen këtyre problemeve, Kalin shprehu shqetësim se askush nga ta nuk ka përgjegjësi të përcaktuar qartë për IDP. Si rezultat, shumë janë "neglizhuar mjaft," tha Kalin, duke theksuar se veprimtaritë e autoriteteve të duhura janë përqëndruar posaçërisht në kthimet e refugjatëve dhe jo në ata që jetojnë si IDP në Kosovë. "Kjo është veçanërisht e vërtetë për IDP romë, ashkali dhe egjiptianë të cilët së bashku me pakica të tjera jo-serbe ndjehen të mbërthyer midis dy komunitetteve etnike kryesore në Kosovë," thoshte deklarata e UNOG.
Kalin më tutje i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të merrte masa urgjente për të evakuar romët e prekur nga helmimi me plumb në Mitrovicën veriore. "Kjo situatë është urgjente," tha ai. "Mosveprimi tani do të shndërrohet në një shkelje të së drejtës të fëmijëve të prekur për ruajtjen e shëndetit dhe fizikut të tyre."
Më parë këtë muaj, BBC dhe Refugees International (RI) raportuan për rastin e qindra romëve që jetonin në kampe refugjatësh në Kosovë, në afërsi të një shkrirësi plumbi në Mitrovicë. Ndonëse struktura nuk është më në përdorim, zona ka gjasa të jetë e ndotur me nivel tepër të lartë plumbi helmues.
Zyra e UNHCR thuhet se ngriti kampet rrethanore më 1999 si një strehë e përkohshme për IDP romë, ashkali dhe egjyptianë që ikën nga shtëpitë e tyre në Mitrovicën jugore. Ndonëse plani fillestar ishte që njerëzit e shpërngulur të kalonin jo më tepër se 90 ditë në kasollet e drurit, ata nuk janë lëvizur.
Zitkovac, një nga tre kampet në zonë, thuhet që është prekur më keq. Duke kontaminuar më së shumti fëmijët, kasollet e drunjta të tij janë pranë furrës së vjetër të shkrirjes dhe disa qindra metra nga pirgu toksik i skorjeve, raportoi BBC.
Sipas WHO, që e përshkroi gjendjen si një fatkeqësi mjedisore, së paku një fëmijë ka vdekur nga helmimi me plumb.
"Fëmijët midis lindjes dhe gjashtë vjeç janë më të prekshmit pasi janë në stadin e parë të rritjes e zhvillimit," thoshte një raport RI. "Helmimi me plumb prek të tërë trupin dhe ka pasoja të rënda e të përhershme...Sipas raporteve të WHO, efekti më i rëndësishëm dhe më i pakthyeshëm është në nivelet e IQ."
Zyrtarët e UNMIK i thanë BBC më parë këtë muaj se romëve u ishte ofruar strehim i përkohshëm në zona më pak të kontaminuara por ata e kishin refuzuar.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes