11/07/2005
Presidenti bullgar Georgi Parvanov thirri për dialog dhe konsensus teksa parlamenti i ri i vendit mbajti sesionin e tij të parë. Georgi Pirinski i Partisë Socialiste Bullgare u zgjodh drejtues.
(bta, Sofia News Agency, Focus News Agency, Mediapool, Dnevnik - 11/07/05; Reuters - 10/07/05)
![]() U mblodh të hënën (11 korrik) parlamenti i ri bullgar. [Dosje] |
Presidenti bullgar Georgi Parvanov i kërkoi parlamentit të ri të vendit të hënën (11 korrik) të përmbushte detyrat lidhur me objektivin e hyrjes së Bullgarisë në BE dhe të kishte konsensus. Ai i kërkoi gjithashtu krerëve të partive të përfaqësuar në legjislaturën 240 vendëshe të ishin gati për kompromis.
"Besoj se ky parlament nuk do të mbahet peng e luftrave politike," tha presidenti, disa minuta pasi deputetët qenë betuar.
Parvanov u kërkoi gjithashtu anëtarëve të parlamentit (MPs) të fillonin të punonin menjëherë mbi kërkesat që vendi duhet të përmbushte për t'u bashkuar me BE në janar 2007. Bazuar në kohën e shkurtër deri në raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Bullgarisë në procesin e pranimit, që do të lëshohet këtë vjeshtë, parlamenti duhet të shpejtëojë procesin e miratimit të legjislacionit të kërkuar nga BE, duke përfshirë reformat e gjyqësorit dhe të administratës publike, paralajmëroi presidenti.
Ai u zotua gjithashtu të japë mandatin për formimin e qeverisë së re brenda tre ditëve të ardhëshme, pas konsultimeve me të shtatë partitë dhe koalicionet parlamentare.
Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhanë legjislaturën më shumëngjyrëshe të Bullgarisë në 15 vjet që nga fundi i komunizmit, me shtatë parti dhe koalicione nga i gjithë spektri që kapërceu pragun e 4 përqindshit, por askush nuk siguroi dot një shumicë për të qeverisur e vetme.
Tre partitë me përfaqësimin më të madh janë Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 82 vende, Lëvizja Kombëtare për Simeonin II (NMSII) me 53 vende dhe Lëvizja për të Drejta e Liri (MRF) me 34 vende.
Duke ju drejtuar të hënën MPs, kreu i BSP Sergej Stanishev partia e të cilit pritet të marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhëshme, duke u kërkuar partive të tjera të bashkohen me një kabinet koalicioni për të udhëhequr vendin në BE.
"Qëllimi i parë dhe i menjëhershëm i qeverisë duhet të jetë anëtarësimi në BE," u tha ligjebërësve kreu socialist. "Rreziku për të patur anëtarësimin e Bullgarisë të shtyrë me një vit është real," shtoi ai me sa duket duke ju refereuar masës mbrojtëse në traktatin e pranimit me BE.
"Me votën e vet populli na detyron ne të bisedojmë me njeri tjetrin dhe të shohim për një marrëveshje," shtoi Stanishev.
BSP po mban konsultime mbi një qeveri koalicioni me NMSII dhe MRF. Të tre partitë ranë dakord parimisht të dielën mbi një platformë qeverisëse, por NMSII nuk ka vendosur ende në se do të hyjë në koalicion. MRF, që përfaëqson kryesisht pakicën etnike turke, e ka bërë të qartë gadishmërinë e vet të grupohet me socialistët.
Ndërkohë, sipas kushtetutës, ligjebërësit zgjodhën nënkryetarin e BSP Georgi Pinski si kryetarin e ri të parlamentit, me një votë 169-50. Ai ka shërbyer si ministri i jashtëm nga 1995 në 1997 në qeverinë e fundit socialiste. MPs zgjodhën gjithashtu shtatë nënkryetarë, që përfaqësojnë secilën nga partitë në parlament.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes