Telekom Serbia humbet monopolin

06/07/2005

Serbia ka ndërmarrë një hap të madh drejt shpërbërjes së tregut të saj të telefonisë fikse. Por publiku duhet të presë që të shohë përfitimet.

Nga Davor Konjikusiç për Southeast European Times në Beograd – 06/07/05

photo

Publiku nuk ka gjasa të shohë ende fatura më të ulta telefoni dhe as cilësi të përmirësuar në telefoninë fikse. [AFP]

Pas vitesh parashikimi, Telekom Serbia humbi monopolin e saj mbi telefoninë fikse. Për momentin megjithatë, publiku nuk ka gjasa të gëzojë ulje të dukshme të çmimit apo rritje të cilësisë së shërbimit. Të vetmit përfitues të menjëhershëm janë ofruesit e shërbimit VOIP, që kishin luftuar me Telekom Serbia për atë që telefonia e internetit të binte nën monopolin e dikurshëm të garantuar.

Ndonëse monopoli është hequr, shpërbërja e tregut aktual nuk do të kryhet deri sa Agjensia e re e Telekomunikacioneve të nisë të lëshojë licensa për firmat e reja, duke futur kësisoj konkurrencën. Por kompania nuk bëhet dot vepruese deri në shtator.

Sipas Zëvendësministrit për Investimet Kapitale Dragan Çurçiç, konsumatorët do ta ndjejnë ndryshimin në rreth një vit kohë. "Këto ndryshime në telekomunikacione janë të rëndësishme, bazuar në atë që një monopol është zëvendësuar nga konkurrenca e lirë," thotë ai. "Ne presim një tablo të ndryshme, mbi të gjitha shërbime më të lira për qytetarët tanë." Ministria parashikon që shërbimet distancë-gjata do të shohin uljen e parë të çmimeve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në shërbimet e brendshme, çmimet për telefoninë fikse mundet aktualisht të ngrihen, thotë eksperti i telekomunikacioneve Tihomir Zhivanoviç . "Do të ndodhë kjo: të gjitha kompanitë me televizion kabllor do të kapen pas klientëve të mëdhej, kompanive, dhe të ardhurat e Telekomit do të bien me 30 deri 40 përqind. Me qëllim që të mos falimentojë, qytetarët do të paguajnë 400-500 dinarë për pagesa shërbimi me qëllim që Telekomi të mbijetojë, sepse ai nuk mund të dalë nga biznesi."

Menazheri i shërbimeve të Telekom Serbia Igor Jecl ngulmon se kompania është gati për konkurrencë. "Çështja kyçe është lëshimi i licensave. Këto janë burime shtetërore dhe kjo është gjithashtu puna e agjensisë së rregullimit për të pretenduar se nën cilat kushte licensat do t'u lëshohen operatorëve të tjerë," thotë Jecl.

Ndonëse operatorët e kabllit dhe të internetit kanë sinjalizuar synimet e tyre për të hyrë në treg, ata ndeshen me një labirint problemesh të pazgjidhur.

"Në se do të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime telefonike lokale apo distancë-largët apo ndërkombëtare, duhet përcaktuar cila do të jetë korniza ligjore, cila do të jetë korniza financiare, dikush duhet të përcaktojë licensat, disa leje, disa kosto shërbimi, në se kjo do të shpërbëhet plotësisht; deri tani nuk dihet absolutisht asgjë dhe nga ana tjetër sasia e investimit që kërkohet është e madhe," thotë Predrag Miliçeviç i Rrjetit Serb me Bandë të Gjerë, një nga kompanitë kryesore të kabllit. "Nuk është thjesht se ne kemi një kabëll dhe çdokush mund të blejë një telefon dhe të regjistrohet te ne. Është shumë më tepër se kaq."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment