30/06/2005
US Steel, e cila bleu Sartid të çelikut të Serbisë dy vjet më parë, ka hapur një furrnaltë në Smederevo, rreth 45 km në jug të Beogradit. Masa pritet të ndihmojë dyfishimin e prodhimit vjetor të çelikut në 2.2 milion ton.
Nga Dushan Kosanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 30/06/05
![]() US Steel Serbia, më parë e njohur si Sartid, është eksportuesi më i madh i Serbisë me fabrika në Smederevo, Sabac dhe Kucevo. [US Steel] |
US Steel Serbia (USSS) rihapi në 22 qershor furrnaltën e saj numër një, pas një investimi 27.4 milion euro. Ceremonia në Smederevo, rreth 45 km në juglindje të kryeqytetit, u ndoq nga Presidenti serb Boris Tadiç, Kryeministri Vojislav Koshtunica, ambasadori i SHBA në Beograd Majkëll C. Polt dhe të tjerë zyrtarë të lartë.
Rinisja e furrnaltës e cila ishte jashtë pune për 18 vjet do të ndihmojë të rritet prodhimi i çelikut i Smeredevos në 1.6 milion ton këtë vit dhe të dyfishohet në 2.2 milion ton në vit, tha drejtori i përgjithshëm i USSS, Majkëll Fedorenko.
Masa vjen dy vjet pasi US Steel me bazë në Pitsburg bleu kompaninë e vetme të çelikut të Serbisë dhe gjashtë degët e saj për 19 milion euro. Drejtuesit e rinj premtuan të investojnë 124.2 milion euro gjatë pesë viteve të ardhshme. Deri tani janë shpenzuar 107.6 milion euro.
USSS, e njohur më parë si Sartid është sot eksportuesi më i madh i Serbisë me fabrika në Smederevo, Sabac dhe Kucevo. Ajo eksporton 65 deri 70 përqind të prodhimit të saj të përgjithshëm në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Eksportet e kompanisë për vitin 2004 arritën në 347.6 milion euro. Në katër muajt e parë të këtij viti, prodhimet e hekurit dhe çelikut përbënin 16.7 përqind të eksporteve prej 1.13 miliard eurosh të Serbisë, sipas Dhomës Serbe të Tregttisë.
Presidenti i US Steel dhe CEO Xhon Surma e përshkroi 22 qershorin si një datë historike për kompaninë, Smeredevon e tërë Serbinë. Sipas Surma, ka shumë mundësira për bashkëpunim në çështjet me interes kombëtar.
Tadiç ishte dakord, duke ftuar përfaqësuesit e US Steel të ndihmonin për të nxitur investimet amerikane në vend.
"Çeliku i prodhuar në Smeredevo nuk është vetëm një prodhim, por gjithashtu një simbol i lidhjeve të forta SHBA-Serbi," u tha Koshtunica gazetarëve.
US Steel Serbia punëson 8,550 vetë dhe është zotuar, si pjesë e blerjes të Sartid, ta ruajë këtë numër për tre vjet. Zyrtarët thonë se nuk ka plane për shpunësime masive pasi kjo periudhë të mbarojë më 2006.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes