Flamurët e komunitetit etnik do të ngrihen në 19 komuna të Maqedonisë

09/06/2005

Qeveria e Maqedonisë ka filluar të zbatojë një nga kushtet përfundimtare të Marrëveshjes së Ohrit duke hartuar legjislacionin mbi përdorimin e simboleve etnike. Sipas ligjit të propozuar, komunitetet e pakicave në 19 komuna do të lejohen të përdorin flamurët dhe simbolet e zgjedhjes së tyre.

Nga Marija Lazarova për Southeast European Times në Shkup – 09/06/05

photo

Sipas legjislacionit, komunitetet etnike maqedonase do të jenë në gjendje të përdorin flamurët dhe simbolet e zgjedhjes së tyre në komunat ku numri i tyre është mbi 50 përqind i popullsisë. [AFP]

Si pjesë e një orvatjeje për të kompletuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, qeveria maqedonase ka shpënë përpara draftin e legjislacionit mbi përdorimin e simboleve të komuniteteve etnike. Projekt-ligji do të bëjë të aftë 19 komuna me një mbizotërim të popullsisë së pakicave për të ngritur flamurët e komunitetit etnik së bashku me flamurin shtetëror të Maqedonisë. Gjashtëmbëshjetë nga komunat do të ngrinin flamurin shqiptar, dy një flamur etnik turk dhe një, një flamur rom.

Shtetet e Bashkuara, BE dhe OSBE e kanë përshëndetur marrëveshjen mbi përdorimin e simboleve etnike.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Qeveria pati konsultime me ne, nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë, për aspekte të ndryshme të projekt-ligjit," përfaqësuesi i posaçëm i BE për Maqedoninë Majkëll Sahlin dhe ambasada e SHBA thanë në një deklaratë të përbashkët. "Ne mund të vëmë re se teksti respekton plotësisht dhe ruan integritetin e flamurit shtetëror nëpërmjet përcaktimit të përdorimit zyrtar të simboleve të komunitetit."

Kryetari i rradhës i OSBE, ministri i jashtëm slloven Dimitrij Rupel, tha se organizata shpreson se debati parlamentar do të shpjerë në frymën e bashkëpunimit të gjerë politik dhe dialogut.

Sipas legjislacionit, simbolet e pakicave etnike do të ngrihen vetëm në ato komuna ku komunitetet e pakicave përbëjnë mbi 50 përqind të popullsisë. Vetëm flamuri shtetëror do të ngrihet jashtë parlamentit dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

Partitë politike shqiptare nuk kanë arritur konsensus se çfar simbole do të përdoren. Bashkimi Demokratik për Integrimin, një anëtar i koalicionit qeverisës, mbron shqiponjën tradicionale dykrerëshe shqiptare.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment