Del Ponte thotë se të gjithë të paditurit duhet të shkojnë në Hagë

09/06/2005

Me të paditurti që kanë arritur në Hagë për çdo muaj, gjykata e OKB për krimet e luftës po kalon periudhën më të suksesëshme në historionë e vet 12 vjeçare. Por puna e saj nuk do të jetë komplete deri sa të gjithë të paditurit, duke përfshirë të fshehurit më të kërkuar Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç dhe Ante Gotovina, të sillen në drejtësi, thotë kryeprokurorja Karla del Ponte.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 09/06/05

photo

Kryeprokurorja e OKB Karla del Ponte. [Getty Images]

Gjatë vizitës më të fundit në Beograd, kryeprokurorja e gjykatës së OKB, Karla del Ponte pati fjalë vlerësimi për qeverinë e Vojislav Koshtunicës, duke e përshkrur "një veprim brilant" masën e qeverisë për të arrestuar ish pjesëtarët e njësisë paraushtarke Skorpions pas lëshimit të një video që tregonte ekzekutimin e muslimanëve boshnjakë nga Srebrenica.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ajo përsëriti se autoritetet e Serbi-Malit të Zi duhet të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën duke dorëzuar të gjithë të paditurit e mbetur duke përfshirë ish shefin e ushtrisë serbe boshnjake, Ratko Mlladiç.

Arrestimet e Mlladiç dhe të ish kreut të Republika Srpska Radovan Karaxhiç do të ishin mënyra më e mirë për të përkujtuar përvjetorin e 10-të të masakrës së Srebrenicës, tha del Ponte.

Qëndrimi i pakompromis i prokurores ka ngjallur shpesh zëmërim në rajon, por duket se është shpërblyer. Pas vitesh përparimi të ngadalshëm e fërkimesh, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) po shkon tani drejt një periudhe të suksesit të paparë në sjelljen e të pandehurve para drejtësisë, raportonte të enjten (9 qershor) The Guardian e Londrës. Shumë kanë qenë të fshehur prej vitesh dhe disa, përfshirë Nebojsha Paviç, qenë betuar të mos dorëzoheshin kurrë.

"Të tjerë të dyshuar për krime lufte po arrijnë aktualisht në Hagë çdo muaj teksa gjykata më së fundi po arrin masën kritike," thotë gazeta, duke vënë në dukje se në të ndaluarit janë një ish udhëheqës shteti, një ish kryeministër, një ish ministër i brendshëm, një ish ministër i mbrojtjes dhe ish shefa shtabesh të ushtrisë dhe të inteligjencës. Megjithë kombësitë e tyre që ndryshojnë, ata kanë diçka të përbashkët: të gjithë janë dyshuar se kanë luajtur rol të rëndësishëm në dhunën më të keqe që ka tronditur Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Kjo është pa dyshim periudha më aktive dhe më prodhimtare në jetën e gjykatës deri tash, një periudhë plot me probleme, strese dhe presione," i thoshte presidenti Theodor Meron në një letër më parë kësaj jave, Këshillit të Sigurimit të OKB.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas del Ponte, dhjetë të paditur nga Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia dhe Serbi-mali i Zi janë ende të lirë, duke përfshirë tre të fshehurit më të kërkuar: Karaxhiç, Mlladiç dhe gjenerali i pensionuar kroat Ante Gotovina. Ndërsa ishte në Beograd ajo siguroi zotime bashkëpunimi nga Koshtunica dhe zyrtarë të tjerë të lartë që premtuan se qenë të angazhuar për t'i dhënë fund politikës së lënies së pandëshkuar të kriminelëve të luftës.

Autoritetet janë të ndërgjegjëshme se bashkëpunimi i plotë me gjykatën e Hagës do të thotë "zgjidhje e të gjitha rasteve të mbetura", tha Koshtunica duke shtuar se "çdo hap do të merret".

Del Ponte bisedoi gjithashtu me presidentin serb Boris Tadiç, shefin e këshillit kombëtar mbi bashkëpunimin me ICTY Rasim Ljajiç dhe ministrin e jashtëm të Serbi-malit të Zi, Vuk Drashkoviç.

Pas takimit, Ljajiç dhe del Ponte nuk vendosën afate por presin ta shohin Mlladiç në Hagë "për disa javë apo disa muaj më së shumti".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment