Zyrtari i SHBA: Status quo e Kosovës nuk është më e durueshme

09/06/2005

Duke shprehur përkrahjen e vendit të vet për një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës, nënsekretari i shtetit i SHBA për çështjet politike, Nikolas Bërns tha të mërkurën se situata në vazhdim nuk është më e pranueshme.

(Blic - 09/06/05; Reuters, DPA, Kosovareport.org, BBC Monitoring, Radio B92 - 08/06/05; US Department of State - 03/06/05)

photo

Nënsekretari i shtetit i SHBA për çështjet politike, Nikolas Bërns (djathtas) arrin për një takim në Prishtinë të mërkurën (8 qershor) me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova (i dyti nga e djathta), drejtuesin e parlamentit Nexhat Daci (i dyti majtas) dhe kryeministrin Bajram Kosumi. [Laura Hasani]

Shtetet e Bashkuara mbështesin hapjen e bisedimeve këtë vjeshtë për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës, tha një zyrtar i lartë i SHBA të mërkurën (8 qershor) në Prishtinë, duke theksuar se një vazhdim i pasigurisë aktuale nuk është më i përballueshëm.

"Unë erdha në Prishtinë të flas me krerët qeveritarë e politikë rreth së ardhmes sepse ky është një vit vendimtar për Kosovën," tha nënsekretari i shtetit i SHBA për çështjet politike Nikolas Bërns gjatë vizitës së tij një-ditore në krahinën e drejtuar nga OKB. Duke theksuar se "status quo-ja këtu nuk është e përballueshme," ai tha se pikpamja e Uashingtonit është "se ndryshimi duhet të vijë dhe duhet të vijë në 2005".

Komuniteti ndërkombëtar nuk do të vërë ndonjë zgjidhje të përgatitur, tha diplomati i SHBA, duke shtuar se një zgjidhje për statusin e Kosovës do të arrihej nëpërmjet dialogut e kompromisit.

"Shqiptarët e Kosovës duhet të jenë të gatshëm për kompromis," Bërns, zyrtari i tretë më i lartë në hierarkinë e departamentit të shtetit, u tha gazetarëve në Prishtinë pas bisedimeve me krerët politikë të krahinës. "Ne nuk do të imponojmë një zgjidhje, ne as nuk do të themi se çfar mbështesim si kompromis përfundimtar, por ne do të këmbëngulim në kompromisin."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vizita e Bërns ishte pjesë e turneut të tij tre-ditor në Ballkan për të diskutuar përpjekjet e SHBA për të siguruar stabilitetin afat-gjatë në rajon dhe integrimin në institucionet evro-atllantike, si edhe procesin ndërkombëtar për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, tha departamenti i shtetit në një deklaratë lëshuar përpara udhëtimit. Shtetet e Bashkuara është anëtar i një organizmi gjashtë-vendesh i njohur si grupi i kontaktit për Kosovën.

Ndërsa ishte në Prishtinë, Bërns u takua me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen, presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi, krerët e opozitës Hashim Thaçi dhe Veton Surroi dhe Oliver Ivaniç, një përfaqësues i komunitetit serb të Kosovës.

Çdo bisedim për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës do të fillojë vetëm pas një vlerësimi pozitiv të përparimit të krahinës në zbatimin e një sërë standardesh demokratike të vëna ndërkombëtarisht. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anan caktoi së fundmi ambasadorin norvegjez në NATO, Kai Eide si të dërguarin e tij të posaçëm për shqyrtimin e standardeve, planifikuar të nisë javën e ardhëshme. Ai pritet të paraqesë raportin e tij në OKB pas dy muajve.

"Qeveria ime beson se është bërë mjaft përparim në përmbushjen e standardeve dhe në se Kai Eide vjen në të njëjtin përfundim, ne do të nxitim Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Kofi Anan për të thirrur këtë vjeshtë bisedimet mbi statusin përfundimtar," tha Bërns. "Qëndrimi ynë është se një evropian duhet të kryesojë negociatat sepse ky është një problem evropian dhe Kosova është pjesë e Evropës. Shtetet e Bashkuara pa dyshim që do të përfshihen dhe do të jenë të kënaqur të asistojnë ndërmjetësin evropian duke i ofruar atij një ndihmës amerikan."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment