02/06/2005
Duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB mbi zhvillimet në Kosovë, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen tha se një shqyrtim i përparimit të krahinës në zbatimin e standardeve të vëna nga OKB do të niste këtë verë.
Nga Svetla Dimitrova për Southeast European Times në Sarajevë – 02/06/05
![]() Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen tha se zgjidhja e çështjes së statusit do të ndihmojë shpejtimin e përparimit të Kosovës në një gamë çështjesh në përfitim të dialogut rajonal dhe bashkëpunimit. ëLaura Hasaniç |
Shefi i UNMIk-ut Soren Jesen-Petersen tha javën e shkuar se një shyrtim tërësor i përparimit të Kosovës në zbatimin e standardeve demokratike vënë nga OKB do të fillonte këtë verë. Një vlerësim pozitiv do të kishte gjasa të shpinte në fillimin e bisedimeve më pas këtë vit për të përcaktuar statusin e ardhshëm të krahinës.
Duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Kofi Anan mbi zhvillimet në Kosovë nga 1 shkurti në 30 prill, Jesen-Petersen tha të premten ( 27 maj) se zgjidhja e çështjes së statusit do të ndihmonte për të shpejtuar përparimin në një gamë çështjesh si edhe do të përfitonte dialogu rajonal dhe bashkëpunimi.
Megjithë disa probleme gjatë periudhës raportuese, tha shefi i UNMIK-ut, Kosova vazhdon të bëjë përparim në zbatimin e standardeve në shumicën e fushave përparësore. Ato përfshinin institucionet demokratike, rendin e ligjit, kthimin e refugjatëve, dialogun ndëretnik dhe rritjen ekonomike.
Një nga momentet më problematike ishte në krye të marsit kur ish kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t'u përballur me një padi për krime lufte në gjykatën e OKB në Hagë, tha Jesen-Petersen.
"Gjatë këtyre ditëve e javëve të vështira, krerët politikë dhe qytetarët e Kosovës e trajtuan një situatë tejet të pazakonshme me pjekuri dhe pa asnjë shrregullim apo paqëndrueshmëri,' tha ai. "Qeveria e re tregoi të njëjtin angazhim për të shkuar përpara me standardet dhe bëri përparim të vazhdueshëm në programin e saj gjatë muajve prill e maj."
Siguria është rritur dhe janë bërë "zhvillime pozitive" në fushën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe një farë përparimi në kthimin e refugjatëve pavarësisht nga numri i pakët zhgënjyes, tha Jesen-Petersen. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi Beogradin për shtytjen e serbëve të Kosovës për të mos u bashkuar me institucionet e krahinës.
"Përparimi në ngritjen e një Kosove plotësisht shumëetnike dhe në integrimin e të gjitha komuniteteve do të mbetet i kufizuar për aq sa një grupi etnik i bëhet presion të qëndrojë jashtë proceseve politke, ekonomike dhe sociale,' tha Jesen-Petersen. "Beogradi do ta ndihmonte komunitetin serb të Kosovës dhe veten duke lëvizuir nga heshtja e vonesa te angazhimi e përfshirja."
Kreu i qendrës së bashkërendimit të Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviç i përshkroi komentet e shefit të UNMIK-ut si "jokorrekte e të pandershme".
"Serbët nuk janë kundër pjesëmarrjes, por ju lutem mos u kërkoni atyre të marrin pjesë në diçka që nuk është bazuar në parimin bazë, një rrugë e paparimtë që shpie në pavarësinë e Kosovës,' u tha ai gazetarëve.
Ndërsa shprehte optimizëm rreth shqyrtimit të ardhshëm, presidenti i Këshillit të Sigurimit, ministri i jashtëm danez Per Stig Moller tha se përfuindimet e tij nuk ishin një diçka e parashikuar. Statusi i pazgjidhur i Kosovës krijoi pasiguri politike, shkurajoi kthimet, ushqeu planet ekstremiste, trembi investimet e huaja dhe nuk ishte i qëndrueshëm, tha ai. Në qoftë se, pas shqyrtimit, do të merret një vendim për të hapur bisedimet mbi statusin, përfundimi i tyre nuk do të paragjykohet, theksoi Moller.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes