20/05/2005
OSBE vendosi të enjten të punojë së bashku me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në mbikqyrjen e gjyqeve të krimeve të luftës të transferuara nga gjykata në juridiksionet kombëtare të Ballkanit.
(OSCE, Reuters, Fena, Hina - 19/05/05)
![]() Kryeprokurorja e OKB-së, Karla del Ponte flet gjatë përurimit të gjykatës së parë të krimeve të luftës të Bosnjë dhe Herzegovinës më parë këtë vit. [AFP] |
Një takim i këshillit të përhershëm të OSBE të enjten (19 maj) ra dakord të fillojë të punojë së bashku me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në mbikqyrjen e gjyqeve vendase të krimeve të luftës.
Kushtet e marrëveshjes përfshijnë misionet ekzistuese të OSBE në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH), Kroaci dhe Serbi-Mali i Zi , të cilat do të mbikqyrin gjyqet e krimeve të luftës transferuar nga ICTY në gjyqësorët e vendeve respektive, thoshte OSBE në një deklaratë. Marrëveshja e së enjtes pasoi një propozim që kryeprokurorja e OKB-së për krimet e luftës, Karla del Ponte i bëri kryetarit të rradhës së OSBE, Ministrit të Jashtëm slloven Dimitrij Rupel.
Duke folur në takimin e së enjtes, del Ponte vlerësoi organizatën 55-vendëshe për përpjekjet e saj për të nxitur drejtësinë dhe rendin e ligjit në të gjitha republikat ish jugosllave.
"OSBE është e mirëpajisur për të bashkëpunuar ngushtë me zyrën e prokurorit në përmbushjen e kësaj detyre të rëndësishme dhe do të loste kështu një rol të rëndësishëm në një aspekt kyç të kompletimit të strategjisë së miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së," tha del Ponte. Kompletimi i strategjisë vë vitin 2008 si afatin e fundit të kompletimit të të gjitha gjyqeve të shkallës së parë dhe vitin 2010 si datën për kompletimin e apeleve dhe përmbylljen e të gjitha veprimtarive të mbetura të gjykatës me bazë në Hagë.
"Misionet e rëndësishme të OSBE në vende janë përfshirë tashmë në mbikqyrjen e gjyqeve të krimeve të luftës," vuri në dukje prokurorja. "Unë kam vënë re se OSBE ka aftësitë të ofrojë atë lloj mbikqyrjeje të shpejtë që do t'i duhet ICTY. Në fakt, ICTY ndërkaq i ka përmendur raportet e mbikqyrjes së OSBE në disa nga përmbledhjet e veta raportuese."
Duke kërkuar të përmbushë afatet e vëna nga strategjia e miratuar nga OKB, ICTY ka vendosur për masa të ndryshme që do të ndihmonin të shpejtopheshin gjyqet si dhe të lirohej hapësira e gjyqeve për gjyqe të tjera. Një hap i tillë ishte vendimi i gjykatës së OKB-së për të referuar disa raste të nivelit të ulët e të mesëm të krimeve të luftës në gjykatat vendase.
Vendimi i parë lidhur me këtë u muar të enjten, kur gjykatësit e OKB-së miratuan masën e del Ponte për referimin e rastit të një paraushtaraku serb boshnjak në dhomën e krimeve të luftës të gjykatës shtetërore të BiH.
Prokurorja tha se zyra e saj ka paraqitur 10 masa të tjera që përfshijnë 18 të akuzuar, për të tilla transferime rastesh në muajt e kaluar". Subjekt i miratimit të gjykatësve të OKB-së, shtatë raste të krimeve të luftës do të dërgoheshin në BiH, një në Kroaci, një në Serbi-Malin e Zi dhe një në njërën nga këto të dy të fundit.
Përveç kësaj, zyra e del Ponte ka nisur gjithashtu procesin e referimit të mbi 60 rasteve të papaditura në juridiksionet e BiH, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbi-Malit të Zi.
Ndërsa shprehte besimin se "një kuadër bazë për kryerjen e gjyqeve të rregullta ishte ngritur" në të gjithë rajonin, del Ponte këshilloi që procedurat vendase duheshin mbikqyrur ende. Përpjekje duhej të bëhej gjithashtu për të siguruar zbatimin efektiv të marrëveshjeve dypalëshe dhe konventave evropiane mbi bashkëpunimin gjyqësor dhe mbi legjislacionin e mbrojtjes së viktimave.
"Autoritetet kombëtare në të gjithë rajonin duhet të ndihmojnë komunitetin ndërkombëtar dhe OJQ-të e specializuara për të përpunuar strategjitë tërësore për të zgjidhur këtë çështjeje komplekse por jetike. Mosndëshkimi i toleruar për cilindo krim lufte krijon një borxh për brezat e ardhshëm," tha del Ponte.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes