Rumania do të riforcojë godinat e rrezikuara nga tërmetet

13/05/2005

Rumania ka një shfaqje të lartë të veprimtarisë sizmike por shumë nga strukturat e saj urbane janë të paafta t'i qëndrojnë një tërmeti të fuqishëm. Me ndihmën e Bankës Botërore, autoritetet shpresojnë t'i drejtohen problemit përpara se katastrofa të ndodhë.

Nga Razvan Amariei për Southeast European Times në Bukuresht – 13/05/05

photo

Dyzet blloqe dhe institucione publike do të përforcohen këtë vit në qendër të Bukureshtit. [AFP]

Ndërmjet 1992 dhe 2000, më tepër se 3,400 ndërtesa në të gjithë Rumaninë u ekzaminuan nga ekspertë të ndërtimit duke vlerësuar gadishmërinë e tyre për t'u bërë ballë tërmeteve. Ekspertët vendosën 578 godina në kategorinë më të lartë të riskut sizmik, duke kuptuar se ato mund të shkatërrohen nga një tërmet më tepër se 6.0 sipas shkallës Rihter.

Më të shumtat e godinave të rrezikuara janë blloqe apartamentesh, ndërsa disa kanë brenda restaurante, teatro e dyqane. Për më tepër, jo më pakë se 67 spitale në 55 qytete, midis të cilëve, tre nga katër spitalet e urgjencës në Bukuresht, janë në listë. Kjo lë shumë vramendje se ku do të trajtohen viktimat në rast të një katastrofe të madhe. Në Timishoara, një nga qytetet më të mëdha të Rumanisë, godinat e rrezikuara potecialisht përfshijnë jo vetëm pesë spitalet por gjithashtu selitë e departamenteve të zjarrfiksave dhe inspektoratit të situatave urgjente.

Vulnerabiliteti i Rumanisë ndaj veprimtarisë sizmike e bën problemin veçanërisht urgjent. "Sipas parashikimit tonë, tërmeti tjetër i madh, me magnitudë mbi 6.5, do të ndodhë në Rumani në dy apo tre vjetët e ardhëshme," tha Xhorxhe Marmureanu, shefi i Institutit të Fizikës së Tokës në Magurele. E përditëshmja Gardianul, ndërkohë citon ekspertin e Bankës Botërore Gabriel Ionita të thoshte se Bukureshti është "kryeqyteti evropian më i ekspozuar ndaj rrezikut sizmik dhe një nga dhjetë qytetet e mëdha të botës që rrezikohet nga tërmetet."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Më tepër se 1,000 vetë vdiqën në kryeqytet gjatë një tërmeti në 1977, kur dhjetra blloqe ndërtuar përpara Luftës së Dytë Botërore u shkatërruan. Specialistët besojnë se deri në 17,000 vetë që rrojnë në të ashtuquajturat ndërtesa "me rrathë të kuq" me të cilat janë shënuar strukturat që janë gati të shëmben, janë në rrezik.

Për 13 vitet e fundit, qeveria ka premtuar të marrë masa. Por deri tani vetëm 26 godina me rrezik të lartë janë riforcuar, më pak se një në njëzet. Këtë vit autoritetet caktuan paratë e nevojshme për 47 përforcime të tjera, duke përfshirë 40 në qendër të Bukureshtit. Puna do të nisë në 500 ndërtesat e mbetura deri nga fundi i vitit, thotë qeveria.

"Përforcimi i të gjitha godinave në listë kërkon rreth 150 milion euro," tha ministri i punës publike, Lazlo Borbeli. Një kredi 155 milion euro nga Banka Botërore pritet të mbulojë pjesën kryesore të kostove.

Megjithatë, pronarët e godinave në rrezik presin gjithashtu të futen në këtë punë. Me ligj, buxheti publik mundet vetëm të japë mbështetje për familjet me të ardhura mujore nën 165 euro. Të tjerët duhat ta paguajnë pjesën e tyre gjatë 25 vjetëve me këste, pa interes. Shumë njerëz nuk dëshërojnë të paguajnë pavarësisht nga rreziku i përhershëm që ndeshin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment