12/05/2005
Me lëshimin e versionit në gjuhën maqedonase të Windows XP dhe Microsoft Office, Maqedonia bëhet një nga 50 vendet në botë që e kanë softuerin në gjuhën e tyre.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 12/05/05
![]() Microsoft ofron një version në gjuhën maqedonase të sistemit të tij operativ Windows XP. [Dosje] |
Microsoft lëshoi muajin e kaluar një version në gjuhën maqedonase të sistemit të vet operativ Windows XP dhe kompania njoftoi se do të lëshojë gjithashtu Microsoft Office, që përfshin Microsoft Word për shtypjen e teksteve, Exel për llogaritjet në tabela, Power Point për paraqitjet dhe Outlook për postën elektronike, në maqedonisht deri në fund të majit. Maqedonia u bë kështu një nga 50 vendet që kanë programet e Microsoft në gjuhët e tyre.
Me përjashtim të emrave të rinj të disa nga prodhimet e softuerit, që do të mbajnë emrat në anglisht, të gjitha të tjerat, që nga menuja e nisjes deri te lista e komandave, do të përkthehen në maqedonisht. Microsoft bashkëpunoi me gjuhëtarët e mirënjohur dhe ekspertët e IT nga Maqedonia për të përgatitur përkthimin.
Botimet e reja synojnë përdoruesit që ndeshin një barrierë gjuhësore në përdorimin e kompjuterave dhe në Internet, tha Ilijanko Gagovski , drejtori i Microsoft për Maqedoninë. Numri i njerëzve mbi 40 vjeç në Maqedoni që flasin anglisht mendohet të jetë i vogël dhe kjo mund të ishtearsyeja që vetëm nga 5 përqind deri në 15 përqind e maqedonasve përdorin Internetin ndonëse anketat thonë se numri i kompjuterave është i lartë.
Softueri në gjuhën maqedonase është pjesë e një marrëveshjeje strategjike që kompania nënshkroi me qeverinë maqedonase, marrëveshje e cila synon rritjen e përdorimit të prodhimeve të saj në vend si edhe ndalimin e përhapjes së softuereve pirate. Si pjesë e marrëveshjes, autoritetet instaluan rreth 6,000 versione të licensuara të softuerit të Microsoft, me një kosto rreth 3 milion euro. Veprimi u konsiderua një hap i parë në një program për të luftuar piraterinë dhe cënimin e kopirajtit, një çështje e rëndësishme që cënon planet e Maqedonisë për pranimin përfundimtar në BE. Një operacion i licensuar që Microsoft kreu më 2004, gjeti se vetëm 8,000 versione të licensuara të Windows përdoreshin nga 100,000 kompjutera në Maqedoni.
Versioni Windows XP në gjuhën maqedonase do të punojë vetëm nga një kopje e aktivizuar ligjërisht e sistemit operativ.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes