Observatori megalitik Kokino i Maqedonisë vendoset i katërti në listën e NASA-s

11/05/2005

Observatori Kokino në Maqedoni, zbuluar dy vjet e gjysmë më parë është vënë i katërti në listën e NASA-s për observatorët e vjetër. Kërkimet që synojnë informacion të mëtejshëm për observatorin do të rifillojnë muajin e ardhshëm.

Nga Marija Lazarova për Southeast European Times në Shkup -- 11/05/05

photo

Observatori megalitik maqedonas Kokino është më tepër se 3,800 vjet i lashtë. NASA e ka renditur atë të katërtin në botë nga vjetërsia. [Dosje]

Observatori maqedonas i epokës megalitike Kokino është vendosur 1,030 metra mbi nivelin e detit në majën e malit Tativec Kamen pranë Kumanovës. Analizat arkeologjike e astronomike kanë treguar se observatori është mbi 3,800 vjet i lashtë. Sipas NASA, e cila më parë këtë vit nxorri një listë që rendit observatorët nga mosha, ai është i katërti në botë nga vjetërsia, pas Abu Simbel në Egjipt, Stonehenge në Britani dhe Angor Wat në Kamboxhia.

"Kokino ka precision të pabesueshëm astronomik dhe ka një post qëndror vrojtimi si edhe poste ndihmëse," thotë fizikanti Gjore Cenev, kreu i Qendrës Kulturore Rinore Planertarium të Maqedonisë, i cili po kryen një analizë të detajuar të objektit. "Observatori përcakton katër pozicionet kryesore të hënës dhe tre pozicione kryesore të diellit gjatë një viti, ekuinokset vjeshtore e pranverore dhe solsticet e dimrit e të verës." Një shënues veçanërisht i pozicionuar tregon se observatori është përdorur gjithashtu për të ndjekur lëvizjen e grumbullit yjor Plejades.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas Cenev, observatori është projektuar nga fundi i periudhës së bronxit dhe flet për një qytetërim mjaft të zhvilluar. "Njerëzit e lashtë bënin kalendarët e tyre me përpikmëri, me shumë tregues dhe shenja në shkëmb dhe në disa vende të observatorit. Observatori i ndihmonte ata gjithashtu të përcaktonin kohën e të korrave dhe data të tjera," thotë ai.

Arkeologu Jovica Stankovski e zbuloi Kokino dy vjet e gjysmë më parë. "Ne gjetëm mjaft objekte qeramike në vend por ato janë datuar të një periudhe të mëvonshme," thotë ai. "Kjo shpie në përfundimin se një tjetër qytetërim erdhi këtu, e shkatërroi qytetërimin që kishte ngritur observatorin dhe ngriti një vendbanim pranë tij," thotë Stankovski.

Eksplorimi i vendit do të rinisë muajin tjetër dhe pritet zbulimi i më shumë detajeve mbi qytetërimin që ndërtoi Kokino. Fondacioni Hollandez ka dhënë 4,000 euro për një katalog rreth vendit.

"Ministria e kulturës do të marrë gjithashtu pjesë në përgatitjet e katalogut me 500 euro," tha Cenev. "Kjo konfirmon përfundimisht se në Maqedoni ka trashëgimi kulturore që duhet zbuluar." Arkeologët dhe astronomët pranojnë se ka tre apo katër observatorë të tillë në këtë rajon.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment