Autoritetet e EUFOR dhe BiH nisin luftën kundër krimit të organizuar

03/05/2005

EUFOR dhe autoritetet lokale të zbatimit të ligjit kanë nisur një operacion të përbashkët që ka për objektiv kontrabandistët ndërkufitarë si dhe ata që dëmtojnë pyjet.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 03/05/05

photo

Komandanti i EUFOR-it, gjneral-major Dejvid Liki (djathtas) bisedon me një ekipazh helikopteri rumun pas një demonstrimi ajror. [Antonio Prlenda]

EUFOR ka nisur një operacion të përbashkët me autoritetet lokale në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) për të ndaluar disa elementë të krimit të organizuar lidhur me kufirin. Komandanti i forcës paqeruajtëse, gjeneral-major Dejvid Liki, njoftoi në 15 prill në Sarajevë se trupat e tij kanë ngritur një operacion kundër kondrabandistëve dhe atyre që shkatërrojnë pyjet në BiH.

"Këtë javë, EUFOR filloi së bashku me agjensitë lokale të zbatimit të ligjit, Autoritetin e Taksave të Tërthorta, Shërbimin Kufitar të Shtetit, policinë dhe agjensi të tjera qeveritare, një operacion për të trajtuar krimin e organizuar," tha Liki. "Midis objektivash të tjera, operacioni është drejtuar kundër njerëzve që kontrabandojnë mallra nëpër kufi dhe atyre që shkatërrojnë ilegalisht pyjet boshnjake, pasi ata shohin xhepat e tyre në vend që të prodhojnë të ardhura për investime në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë për të mirën e shtetasve të BiH."

Njoftimi erdhi në një demonstrim me helikopterë të EUFOR, organizuar për median në kampin Butmir. Dhjetë helikopterë transporti e shërbimi nga Belgjika, Italia, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar kryen manovra bazë sulmesh dhe transportuan ushtarë të regjimentit të 3-të alpin italian. Ushtarët qenë vendosur në BiH një javë më parë, si pjesë e forcave rezervë "mbi horizont" duke lëvizur makineritë, pajisjet dhe armatimin nga Italia vetëm brenda disa ditëve. Manovrat qenë stërvitja e dytë që EUFOR kreu këtë vit. Një e mëparshme përfshinte katër batalione ekipet e komandave të të cilave erdhën për të kryer familjarizimin dhe planifikimin si një kontigjent në rast se do t'u kërkohet me urgjencë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"EUFOR ka 23 helikopterë që mund të transportojnë deri në një batalion me një ngritje," tha Liki. "Këta helikopterë kanë gjithashtu një përdorim më të gjerë se transporti: shumica e tyre ka një varietet të pajisjeve të vëzhgimit të teknologjisë së lartë; ata mund të operojnë ditën dhe natën dhe natyrisht, shumë nga ta janë të armatosur. Ato nuk janë vetëm taksi ajrore apo ambulanca ajrore për trupat."

Liki tha se disa nga helikopterët fluturojnë pranë kufirit të BiH për të dhënë imazhe video të veprimtarive të ndryshme të krimit të organizuar. Shumë nga operacionet e EUFOR janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me agjensitë lokale të zbatimit të ligjit.

"Krimi i organizuar dhe korrupsioni është një problem që prek çdo person në këtë vend," tha Liki. "Rrjetet kriminale dhe strukturat e tyre paralele prishin stabilitetin, besimin, rritjen dhe prosperitetin në BiH. Ato rrezikojnë përparimin e këtij vendi drejt integrimit me Evropën."

Ai përmendi gjithashtu rolin që këto rrjete kanë luajtur në pengimin që kriminelët e dyshuar të luftës të sillen përpara drejtësisë, duke vënë në dukje se BiH nuk do të jetë në gjendje të gëzojë përfitimet e anëtarësimit në BE dhe NATO deri sa të ketë bashkëpunim të plotë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës. "Bashkëpunim i plotë do të thotë që të gjithë të paditurit për krime lufte të dorëzohen në Hagë, duke përfshirë Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç," tha Liki.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment