02/05/2005
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan arriti në Jeruzalem të dielën (1 maj) në një orvatje për t'i dhënë një shtysë të re zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të nxitur vendin e tij si një ndërmjetës të mundshëm në përpjekjet për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.
(Haaretz, FT, The Scotsman, Xinhua - 02/05/05; AP, Reuters, VOA, The New York Times, BBC, Turkish Press - 01/05/05)
![]() Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan (djathats) shtrëngon dorën me homologun e tij izraelit Ariel Sharon gjatë një konference shtypi në Jeruzalem të dielën (1 maj). Erdogan ofroi të ndihmojë ndërmjetësimin e paqes në Lindjen e Mesme. [AFP] |
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij izraelit Ariel Sharon ranë dakord të vendosin një telefon të drejtpërdrejtë midis zyrave të tyre që të mund të ndajnë përnjëherësh inteligjencën dhe informacionet e tjera. Udhëheqësi turk arriti në Jerusalem të dielën (1 maj) në një orvatje për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe për të nxitur vendin e tij si një ndërmjetës i mundshëm në përpjekjet për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme.
"Në takimet tona me palët, ne do t'u kujtojmë [atyre] gadishmërinë tonë për një rol ndërmjetësimi apo për të pritur konferencat në vendin tonë," tha Erdogan para fillimit të vizitës, e para vizitë e tij në Izrael që kur mori postin më 2003.
Shoqëruar nga një delegacion prej katër ministrash dhe 100 drejtues të biznmesit, kreu turk u takua me Sharon, Presidentin Moshe Katsav, Nënkryeminisatrin Shimon Perez dhe zyrtarë të tjerë. Të hënën ai udhëton në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor për t'u takuar me kreun Mahmud Abaz dhe Kryeministrin Ahmet Kureia.
Sipas të përditshmes së pavarur izraelite Haaretz, Erdogan propozoi ngritjen e një force verpuese turko-izraelo-palestineze për të shqyrtuar "si të luftohet terrorizmi, të ruhet qetësia dhe të bëhet paqja."
"Ne na lanë mjaft përshtypje ofertat e sugjerimet e tij...Unë kam ndërmend të përfitoj plotësisht nga kjo orvatje për të shpënë më përpara përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme," tha Sharon në një konferencë të përbashkët me Erdogan. Në rast se një forum ndërkombëtar do të organizohet në të ardhmen, ai do të ishte i kënaqur ta shihte atë të mbahej në Turqi, tha kreu izraelit. Ai shtoi se Turqia mund të luajë një rol në zhvillimin e Rripit të Gazës pasi Izraeli të tërhiqet që andej në gusht, duke ndihmuar me ndërtimin e një stacioni elektrik dhe ndërtimin e shtëpive për palestinezët në rajon.
"Ne jemi gati dhe të përgatitur të kontribuojmë për çfarëdo që të na kërkohet," tha Erdogan, vendi i të cilit tradicionalisht ka mbajtur marëdhënie të mira si me Izraelin dhe me Autoritetin Palestinez, megjithëse lidhjet me Izraelin u ftohën vitin e kaluar si rezultat i kritikave nga Erdogan.
Turqia është partneri më i rëndësishëm rajonal i Izraelit, me shkëmbim tregtar që arriti 2 miliard $ vitin e kaluar dhe është gjithashtu një destinacion i preferuar turistik për shumë izraelitë. Të dielën, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje kërkimi e zhvillimi. Një ujdi 400 milion $ mbi modernizimin e reaktivëve turq F-4 Fantom është ende në tryezë. Midis çështjeve që Erdogan diskutoi me Perez, ishte ndërtimi i një linje elektrike nënujore midis Turqisë dhe Gazës.
Duke u takuar me Katsav, Erdogan tha se ashtu si Izraeli, edhe Turqia është e shqetësuar rreth programit bërthamor të Iranit. "Ky shqetësim ndahet nga të gjithë ne. Ai ju kërcënon jo vetëm ju por edhe ne dhe të gjithë njerëzimin," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes