21/04/2005
Një qendër e re e trainimit për operacionet në mbështetje të paqes u hap këtë muaj në kampin Butmir, në Sarajevë. Ky është institucioni i parë ndërkombëtar i lidhur me mbrojtjen në Bosnjë dhe Herzegovinë në të cilin anëtarët e forcave të armatosura të vendit punojnë krah për krah me kolegët e tyre nga vendet partnere.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 21/04/05
![]() Një oficer i ushtrisë së BiH përpara PSOTC. [Antonio Prlenda] |
Me ndihmën e OKB-së dhe të 11 vendeve donatore, Bosnja dhe Herzegovina (BiH) hapi në 14 prill në kampin Butmir në Sarajevë qendrën e trainimit të operacioneve në mbështetje të paqes (PSOTC).
Qendra, drejtuar nga gjeneral-brigadieri i ushtrisë daneze, Hening Broçman-Larsen, do të japë trainim të klasit botëror për operacionet në mbështetje të paqes për oficerët e BiH dhe të huaj. Synimi i qendrës është të përgatisë krerë të ardhshëm me aftësi drejtuese dhe norma morale ushtarake bazuar në doktrinën e operacioneve në mbështetje të paqes të pranuar ndërkombëtarisht.
Kursi i parë u mbajt nga 7 shkurti në 1 prill dhe u ndoq nga 32 oficerë nga BiH dhe gjashtë vende partnere.
"Ky është i pari institucion ndërkombëtar i lidhur me mbrojtjen në BiH në të cilin pjesëtarët e forcave të armatosura të BiH punojnë krah për krah me kolegët e tyre nga vendet partnere," tha Ministri i Mbrojtjes së BiH, Nikola Radovanoviç në ceremoninë e hapjes. "Trainimi që PSOTC ofron na aftëson të përmirësojmë si në cilësi ashtu dhe në sasi, kontributin e BiH për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare i cili është një nga tre misionet kryesore të forcave të armatosura."
BiH së fundmi vendosi grupin e pestë të nëntë vëzhguesve ushtarakë në operacionin në mbështetje të paqes në Etiopi dhe Eritrea dhe të pesë vëzhguesve ushtarakë të grupit të tretë për misionin e OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos, ndërkohë që përgatit njësinë e çaktivizimit të lëndëve shpërthyese që do të vendoset në Irak.
"Këto veprimtari tregojnë se BiH po merr gjithnjë e më tepër përgjegjësi si anëtare e komunitetit ndërkombëtar," tha Radovanoviç.
PSOTC do të japë tre kurse tetë-javore në vit për togerët, kapitenët dhe disa nga majorët e rinj. Do të ketë deri në 40 studentë për kurs, nga të cilët 25 përqind do të jenë studentë ndërkombëtarë. Kursi kryesor është kursi i shtabit, operacionet në mbështetje të paqes (PSO). Do të zhvillohen kurse të reja të tilla si seminaret e specialitetit për oficerë të lartë dhe kurse të reja e seminare që janë në shërbim të forcave të armatosura të BiH apo pjesëve të tjera të sektorit të sigurimit të BiH. Stafi drejtues erdhi nga vendet partnere, ndërsa pesë oficerë ushtarakë janë marrë nga BiH.
"Ne do të donim që qendra të zhvillohet e të arrijë të trainojë gjithashtu oficerë nga vendet fqinjë në operacionet e mbështetje së paqes," tha Broçman-Larsen. "Lidhur me këtë, unë jam shumë i kënaqur që Sllovenia, Kroacia, Serbi-Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia kanë pranuar të gjitha ftesën për të dërguar oficerë të rinj që të trajnohen për PSO këtu."
Kostoja e përllogaritur e ndërtimit të PSOTC është 3 milion euro. Projekti u udhëhoq nga MB, me mbështetjen donatore nga Danimarka, Finlanda, Franca, Hungaria, Hollanda,Norvegjia, Polonia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Në disa vjet, forcat e armatosura të BiH do të marrin gradualisht rolin drejtues në drejtimin e PSOTC.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes