OSBE i kërkon gjykatave të BiH të rritin kapacitetin për gjyqet e krimeve të luftës

31/03/2005

Ndërsa gjykatat dhe prokuroritë në Bosnje dhe Herzegovinë kanë bërë përpjekje të vetëdijshme për të sjellë kriminelët e luftës të akuzuar, në drejtësi, mbeten një numër pengesash për një ndjekje efektive brenda vendit, të rasteve të mbetura, sipas një raporti të ri të OSBE.

Nga Svetla Dimitrova për Southeast European Times -- 31/03/05

photo

Gjykata e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Herzegovinë u hap në 9 mars. Autoritetet duhet të garantojnë se drejtësia është administruar me rregull dhe efektivisht, sipas një raporti të OSBE. [AFP]

Bosnje dhe Herzegovina (BiH) ka bërë përparim në ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës që rrjedhin nga konflikti i 1992-1995, thotë një raport i OSBE. Por autoritetet dhe institucionet kanë nevojë të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të siguruar që drejtësia është administruar me rregull dhe efektivisht, sipas organizatës.

"Ky raport nënvizon se si disa gjykata dhe prokurorë kanë bërë përpjekje të vetëdijshme për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për krimet e luftës," tha në 23 mars kreu i misionit të OSBE në BiH, Dagllas Davidson ndërsa paraqiti dokumentin. "Megjithatë, me difektet e përmendura ka ende një nevojë për zgjerimin e kapacitetit. Kjo është jetike për rendin e ligjit."

Autoritetet e BiH kanë mbushur padi ndaj një totali prej 5,789 të dyshuarve për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) që nga 1996, sipas raportit. Gjykata e Hagës ka miratuar 846 nga këto raste, duke e bazuar vendimin e vet në mjaftueshmërinë e dokumenteve.

Nga rastet e miratuara, 41 kanë arritur një verdikt përfundimtar e të detyrueshëm, me 30 nga 50 e pandehurit e përfshirë në to të dënuar me burg nga gjashtë muaj në 20 vjet. Shtatëmbëshjetë raste të tjera, që përfshinë 39 të pandehur, kanë arritur një verdikt në instancën e parë dhe janë aktualisht në priocedurë apelimi ose do të rigjykohen. Të tjera 54 raste individuale apo grupe ndaj një totali prej 94 të pandehurish kanë arritur stadin e gjykimit dhe së paku 44 rast etë tjera kundër 73 të akuazuarve po hetohen aktivisht dhe janë në fazë paragjyqi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Raporti 74-faqesh i OSBE doli dy javë pas hapjes zyrtare të gjykatës së krimeve në nivel shtetëror në BiH. Ndjekja e qindra rasteve të tjera më të vogla do të jetë në kompetencat e gjykatave nën juridiksionin e dy njësive të vendit, Federatës së BiH dhe Republikës Serbe dhe të gjykatës së distriktit të Brckos.

Ndërsa gjykatat e vendit të BiH kanë provuar aftësinë e tyre për të trajtuar raste të krimeve të luftës, shpërfillja politike e autoriteteve të paangazhuara dhe tendencioze mbetet një pengesë për ndjekjen efektive të krimeve të luftës, konstatoi OSBE. Probleme të tjera përfshijnë frikën e gjykatësve dhe prokurorëve për sigurinë e tyre personale, vështirësitë në vendosjen dhe sigurimin e qëndrimit të dëshmitarëve dhe të pandehurve dhe urdhërat e papërshtatëshme të arrestimit, si dhe strukturat dhe procedurat e papërshtatëshme për bashkëpunimin ndërkufitar dhe në rajon. Burimet e mbingarkuara, një prapambetje rastesh, stafi i trainuar jo sa duhet dhe kodet proceduriale të ndryshuara radikalisht përbëjnë gjithashtu probleme për gjykatat, thoshte raporti.

Sipas OSBE, ngritja e gjykatës së krimeve të luftës në nivel shtetëror ka gjasa të ketë një ndikim pozitiv në punën e gjykatave të njësive. Ndërkohë, ajo rekomandon që autoritetet e BiH dhe komuniteti ndërkombëtar t'i drejtohen problemeve të burimeve dhe të ngrenë kapacitetin për ndjekjet e krimeve të luftës.

"Suksesi përfundimtar i procesit të ndjekjes së krimeve të luftës nuk do të jetë vetëm i varur nga efektiviteti i gjykatës së re të krimeve të luftës, por gjithashtu nga aftësia e gjykatave kantoniale dhe të distrikteve për të përmbushur rolin e tyre në trajtimin e shumicës së rasteve të krimeve të luftës," thoshte raporti.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment