28/03/2005
Duke kërkuar të hedhë dritë në një periudhë të errët të historisë së Rumanisë, një muze i Bukureshtit po ekspozon dhjetra piktura mbi ish kreun komunist të vendit, Nikolae Çaushesku dhe gruan e tij, Elena.
(Nine o'clock, Independent - 17/03/05; AP - 16/03/05; Wikipedia.org)
![]() Më tepër se 160 piktura mbi Çausheskut janë ekspozuar në muzeun kombëtar të artit bashkëkohor në Bukuresht. [AFP] |
Një ekspozitë që shfaq dhjetra piktura ku është pikturuar ish diktatori komunist i Rumanisë Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij Elena, u hap në 16 mars në muzeun kombëtar të artit bashkëkohor të Bukureshtit. Të ekspozuara janë gjithashtu disa nga dhuratat që çifti ka marrë gjatë sundimit të tyre 24-vjeëar. "Kjo nuk është gjueti shtrigash," i tha AP kuratori i ekspozitës Florin Tudor. "Ky është një studim i një periudhe të errët në historinë e Rumanisë për të cilën ne duhet të flasim."
Çaushesku erdhi në pushtet në mars 1965, pas vdekjes së George Georgiu-Dezh dhe i dha poste të rëndësishme qeveritare të shoqes së tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Sundimi i çiftit mbaroi me kryengritjen e dhjetorit 1989. Çaushesku iku nga Bukureshti por më së fundi u arrestua, u suall përpara një gjykate ushtarake dhe u ekzekutua me pushkatim.
"Një shoqëri që ndërton të ardhmen e vet duhet të njohë të kaluarën, të kaluarën e vërtetë, ashtu siç ka ndodhur. Në qoftë se unë, një dëshmitar që rrojta në ato kohë, nuk flas për të, atëhere të tjerët që nuk e kanë rrojtur do të shpikin versionin e tyre të të tilla fakteve," lexon një mesazh në një ashensor të museut. Vizitorët e ekspozitës mund të dëgjojnë gjithashtu këngët për Çausheskun dhe regjistrimet e fjalimeve të tij kur ishte në pushtet.
Ndërsa vendi provonte mungesa të ashpra dhe racionimin gjatë viteve 1980, televizioni ishte i kufizuar në dy orë program në ditë, që i kushtoheshin përgjithësisht mbulimit të fjalimeve të Çausheskut apo vizitave në vende ku ai pritej nga turma të organizuar njerëzish brohoritës.
Në shumë nga 165 pikturat e shfaqura në ekspozitë, diktatori i vdekur dhe gruaja e tij paraqiten si gjysmëperëndi. Njëra tregon Stefanin e Madh, një sundimtar i shquar i shekullit të 16-të sikur po del nga një pikturë e varur në mur për të ngritur një dolli për çiftin Çaushesku me një gotë vere të kuqe. Në të tjerat, diktatori është në shoqëri të figurave të mëdha të historisë rumune, të tillë si Mirçea Plaku dhe Mikaeli Trimi.
Një pikturë nga vitet 1980 tregon Çausheskun (në të gjashtëdhjetat e veta në atë kohë) si një djalosh të ri. Gruaja e tij e njohur për flokët e mbledhur kulaç që s'i ndryshonte kurrë, është pikturuar me flokë me valë dhe sy të kaltër, ndonse i kishte gështenjë.
Të gjitha pikturat janë vepra të piktorëve të mirënjohur rumunë, disa nga të cilët mbanin poste të rëndësishme. Ata përfshijnë Viorel Marginean, një ish ministër kulture dhe Zamfir Dumitresku, president i bashkimit të arteve plastike.
Ekspoazita paraqet gjithashtu një arshivë periodikësh, gazetash e librash rreth periudhës komuniste. Ajo do të mbetet e hapur deri në 22 maj.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes