U mbajt në Maqedoni raundi i dytë i zgjedhjeve

28/03/2005

Rezultatet paraprake bëjnë me dije se koalicioni Për Maqedoninë së Bashku është përpara në shumë komuna pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Janë raportuar disa parregullsi por qeveria thotë se ato prekin më pak se 1 përqind të qendrave të votimit.

Nga Marija Lazarova për Southeast European times në Shkup -- 28/03/05

photo

Maqedonasit shkuan në qendrat e votimit të dielën (27 mars) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. [Tomislav Georgiev]

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale u mbajt në Maqedoni të djelën (27 mars) midis raporteve të përsëritjes së parregullsive në disa komuna. Koalicioni qeverisës fitoi shumicën e garave, por opozita pretendon fitoren në 17 komuna.

Sipas zëdhënësit për komitetin kombëtar zgjedhor, Zoran Tanevski, 55 kryetarë bashkish u zgjodhën në 57 komuna. Sipas rezultateve paraprake të njoftuara nga komiteti, koalicioni Për Maqedoninë së Bashku, kryesuar nga Social Demokratët, fitoi 33 nga garat guvernatoriale, duke përfshirë shtatë të fituara nga partneri i vogël qeveritar, Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI). Blloku i opozitës udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 17 vende, ndërsa VMRO -Narodna fitoi tre.

Një koalicion i dy partive shqiptare opozitare, Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) dhe Partia për Prosperitetin Demokratik (PPD), e bojkotoi votimin por megjithatë fitoi një vend. Tre vende të tjerë shkuan në kandidatë të pavarur.

Midis komunave të qyteteve të mëdha në Maqedoni, opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE pretendoi fitoren në Prilep, Bitola dhe katër komuna në Shkup: Gazi Baba, Aerodrom, Kisela Voda dhe Butel. Koalicioni qeverisës fitoi postin guvernatorial në Ohër si edhe në komunën e Karposhit në Shkup. BDI do të ketë kryetarët e bashkive në Gostivar, Dibër, Strugë dhe Araçinovo.

Një numër incidentesh u raportuan gjatë raundit të dytë. Më seriozi ndodhi në Prilep ku katër vetë të armatosur hynë në një qendër votimi dhe e mbushën kutinë me vota. Votimi atje u ndërpre. Një incident pothuajse i ngjashëm ndodhi në fshatin Otlja në Kumanovë që përfundoi me thyerjen e kutisë së votimit; policia arrestoi dy vetë. Votimi u ndalua gjithashtu në komunën e Butelit, në Shkup, ku një grup njerëzish të paidentifikuar morën kutinë e votimit. Një OJQ maqedonase, MOST, raportoi se ajo ka dokumentuar parregullsi, përfshirë votimin në grup dhe mbushjen e kutive të votimit, në 14 qendra votimi.

Parregullsitë gjatë raundit të parë dy javë më parë e shtynë gjykatën e lartë të Maqedonisë të urdhëronte përsëritjen e zgjedhjeve në më tepër se 30 qendra votimi, duke përfshirë Shkupin e Tetovën. Gara e Shkupit shkon tani në balotazh që do të mbahet në 10 prill.

Nënkryeministrja Radmila Shekerinska i nënvleftësoi raportet duke thënë se më pak se 1 përqind e 2,057 qendrave të votimit të vendit, qenë cënuar. Kryeministri Vlado Buçkovski shprehu "kënaqësi të madhe" me votimin duke thënë se autoritetet ja dolën të bllokonin përpjekjet për të prishur zgjedhjet.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ajo që ministria e rendit, komiteti kombëtar i zgjedhjeve dhe zyrat e prokurorëve publikë kanë bërë sot kthen besimin në funksionimin e shtetit ligjor," tha Buçkovski duke shtuar se kishte patur bashkpëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë dhe se shteti kishte reaguar siç duhet ndaj të gjitha incidenteve.

Kreu i opozitës Nikola Gruevski ndërkohë, nënvleftësoi ato që ai i quajti "parregullsi të shumta e falsifikime", duke parashikuar se rezultatet e zgjedhjeve lokale do t'i hapnin udhë triumfit të opozitës në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Menjëherë pasi hodhi votën, presidenti Branko Crvenkovski tha se ai shpresonte se raundi i dytë do të bëhej pa incidente. "Pas votimit dhe mbylljes së qendrave të votimit, çështja kryesore nuk do të jetë 'kush?' por 'si?' " tha Crvenkovski. "Unë shpresoj se përgjigjia do të jetë 'paqësore, të rregullta, evropiane'."

Një total prej 5,192 vëzhguesish vendas dhe 260 të huaj mbikqyrën raundin e dytë të zgjedhjeve

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di