21/03/2005
Një ekip i ngarkuar nga qeveria po punon mbi amendamentet kushtetuese të nevojshme për të reformuar gjyqësorin e Maqedonisë. Sjellja e efektshmërisë dhe përgjegjësisë më të madhe në gjykata është konsideruar një pjesë kyçe në reformimin e procesit të pranimit në BE dhe do të jetë me përfitim për publikun, sipas ekspertëve.
Nga Marija Lazarova për Southeast European Times në Shkup -- 03/21/05
![]() Presidenti i gjykatës së lartë maqedonase, Dane Iliev tha se duheshin trajtuar edhe amendamentet ndaj ligjeve në fushën e gjykatave dhe organizimit të gjyqeve [Dosje] |
Një ekip ekspertësh të ngarkuar nga qeveria që thuhet se po punon mbi amendamentet ndaj kushtetutës maqedonase, thuhet se e shtyu dërgimin e tyre në ministrinë e drejtësisë. Ekipi duhej ta dorëzonte draftin deri të djelën (20 mars).
Ndreqja e kushtetutës synon të sjellë më tepër pavarësi dhe efektshmëri për sistemin gjyqësor si edhe do të bëjë vepruese ndryshimet ndaj organizimit të gjyqeve. Reforma gjyqësore konsiderohet si një kërkesë kyçe për Maqedoninë teksa ajo përparon përgjatë rrugës së pranimit në BE.
"Amendamentet në kushtetutë do të kufizohen vetëm ndaj gjyqësorit," tha ministrja e drejtësisë, Meri Mladenovska-Gjorgjievska. "Kjo është për ndryshime të mëdha që synojnë në sigurimin e një pavarësie më të madhe dhe operacion më të mirë të organizmave të gjyqësorit."
Sipas planit të veprimit të qeverisë për reformimin e gjyqësorit, amendamentet duhet të miratohen deri nga fundi i vitit. Profesorët e ligjeve, Renata Deskoska-Treneska, Tatjana Karakamisheva dhe Savo Klimovski përbëjnë ekipin e ekspertëve që po punon për to. Paralelisht, ministria e drejtësisë po zhvillon legjislacionin që do të nevojitet për amendamentet.
"Pavarësia dhe efektshmëria do të jenë dy elementët kyç në amendamentet kushtetuese," thotë Deskoska-Treneska. "Pavarësia e gjyqësorit duhet të kalojë nëpërmjet amendamenteve kushtetuese sepse kjo është garantuar nëpërmjet mënyrës se si janë zgjedhur gjyqtarët dhe mënyrës se si hiqen e ngrihen në përgjegjësi."
Ajo shtoi se nenet ekzistuese kushtetuese lidhur me këshillin gjyqësor të republikës, i cili emëron gjykatësit që pastaj votohen nga deputetët, rezultojnë në atë që këshilli të jetë funksion i parlamentit apo i partive politike të shumicës në parlament.
"Amendamentet janë gjithashtu të nevojshme në mënyrën se si zgjidhen gjykatësit, ashtu edhe anëtarët e këshillit gjyqësor të republikës. Unë besoj se do të ishte më mirë në qoftë se shumica e anëtarëve të këshillit se sa anëtarët e parlamentit siç rregullohet tani nga kushtetuta, t'i zgjidhte gjyqtarët me votim të drejtpërdrejtë," thotë Deskoska-Treneska. "Është gjithashtu thelbësore të rregullohet parimi i heqjes së gjyqtarëve me qëllim që të sigurohen ata se nuk mund të hiqen nga një administratë e ardhshme politike në qoftë se janë në mënyrë të kushtëzuar, politikisht të papërshtatshëm."
Partitë politike duhet të jenë të ndërgjegjëshme jo vetëm për rëndësinë e amendamenteve për procesin e integrimit evropian por edhe për rëndësinë e tyre për qytetarët e thjeshtë që kanë të bëjnë me gjyqtarë të pritur politikisht dhe me procedime të paefektshme, thotë Deskoska-Treneska.
Presidenti i gjykatës së lartë maqedonase, Dane Iliev thotë se është e rëndësishme të punohet mbi ligjet në gjykatë dhe organizmat e gjykatave, paralelisht me amendamentet. "Është e qartë se parimi aktual i një gjyqtari i cili është i aftë dhe i përgjegjshëm për gjithshka, duhet të pësojë ndryshime," thotë Iliev.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes