BE thotë se Kroacia duhet të kapë Gotovinën para se të mund të fillojnë bisedimet

17/03/2005

Bisdimet e pranimit të Kroacisë me BE janë lënë pezull për shkak të mosbashkëpunimit të plotë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë. BE e bëri të qartë se i fshehuri Ante Gotovina duhet të arrestohet e të transferohet në Hagë para se procesi të fillojë.

(Bloomberg, The Guardian, CNN - 16/3/05; Reuters, AFP - 15/03/05)

photo

Kryeministri rumun Ivo Sanader mban një konferencë shtypi pas një orvatjeje finale për të bindur komitetin e punëve të jashtme të BE për të nisur bisedimet e pranimit pavarësisht nga statusi i të fshehurit Ante Gotovina. [AFP]

Ministrat e jashtëm të BE njoftuan të mërkurën (16 mars) se bisedimet e pranimit me Kroacinë të planifikuara të fillonin të enjten, do të shtyheshin për shkak të dështimit të vendit për të ekstraduar në gjykatën e Hagës të paditurin, gjeneralin e pensionuar Ante Gotovina. Kjo është hera e parë që Bashkimi ka vonuar hapjen e bisedimeve me një kandidat për shkak të një çështje të drejtash njerëzore dhe masa është parë si sinjal për vendet e tjera ish jugosllave ashtu edhe për Turqinë.

"Kroacia duhet të punojë më shumë se deri tani," tha Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn në një konferencë shtypi pas kryesimit të takimit. "Ne nuk shkuam më tutje për të vendosur një datë të re. Dera për Kroacinë është e hapur dhe ajo do të jetë e hapur edhe për një muaj.''

Ministri i Jashtëm danez Danish, Per Stig Moeller tha se Bashkimi duhet të shpërblejë vendet që bashkëpunojnë me gjykatën dhe të ndëshkojë ata që nuk bëjnë kështu. "Në qoftë se thua 'e pra, kjo nuk është aq e rëndësishme', është e vështirë të kërkosh përpjekje të vazhdueshme për të kapur [Ratko] Mlladiç dhe [Radovan] Karaxhiç," tha Moeller. Ta lije Kroacinë të fillonte bisedimet pa kapur Gotovinën do të ishte të dërgoje një mesazh të paqartë ndaj atyre që janë dorëzuar, të tillë si ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shtoi ai.

Zyrtarët kroatë këmbëngulin se Gotovina nuk është në vend, një pretendim i përsëritur nga Kryeministri Ivo Sanader gjatë udhëtimit të përpjekjes së fundit në Bruksel. Ai tha se vendi i tij i kishte përmbushur kriteret kyçe të bashkëpunimit me gjykatën dhe se negociatat duhet të fillonin sipas planifikimit.

Por kryeprokurorja e OKB-së, Karla del Ponte ngulmon se Zagrebi nuk ka bërë sa ç'duhet për të bashkëpunuar me zyrën e saj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ata nuk më bindin se është bërë gjithshka për të gjetur vendndodhjen e të fshehurt]it," shkruante del Ponte në një letër të dërguar të enjten në Luksemburg, i cili mban aktualisht presidencën e rradhës së BE.

Në dy raportet e fundit ndaj BE, ajo thoshte se Gotovina, i cili akuzohet për vrasjen e 150 serbëve etnikë dhe përzënien e 150,000 të tjerëve gjatë një mësymjeje në 1995 ndaj forcave serbe, ishte "në një vend që mund të gjendej nga autoritetet kroate".

Hapja e bisedimeve të pranimit kërkon një vendim unanim të të 25 anëtarëve të vendeve anëtare të BE. Një grusht shtetesh, duke përfshirë Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë, favorizuan nisjen e bisedimeve të enjten, pa dorëzimin e Gotovinës.

Kroacia mendohet përgjithësisht të jetë më e përgatitur ekonomikisht se sa kandidatët ekzistues Rumania e Bullgaria. Po të fillojë bisedimet e deri nga fundi i këtij viti, ajo ende mund të bashkohet deri në 2009 apo 2010.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment