Kroacia ndeshet me presionin pë të dorëzuar në Hagë të fshehurin për krime lufte

07/03/2005

Kroacia ka vetëm disa ditë për të dorëzuar një të paditur kryesor për krime lufte në gjykatën e OKB-së të krimeve të luftës, ka thënë Oli Rehn, komisioneri i zgjerimit i BE, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë do të rezultonte në shtyrjen e nisjes së bisedimeve të pranimit.

(The Guardian - 07/03/05; HINA - 06/03/05; AFP, BBC Monitoring - 05/03/05; Reuters, EurActiv - 04/03/05)

photo

Gjenerali i kërkuar Ante Gotovina duhet të kapet në dhjetë ditët e ardhshme që bisedimet e pranimit të Kroacisë në BE të fillojnë në kohë. [Dosje]

Afati po skadon për Kroacinë që të provojë bashkëpunimin e saj të plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY), ka thënë komisioneri i BE për zgjerimin, Oli Rehn. Në një intervistë botuar nga e përditshmja kroate Jutarnji List të shtunën (5 mars), Rehn paralajmëroi se bisedimet e pranimit nuk do të fillonin në 17 mars siç ishte planifikuar po qe se gjenerali Ante Gotovina nuk dorëzohej në Hagë.

"Unë shpresoj se [autoritetet] do t'ja dalin në përmbushjen e objektivit për të gjetur e transferuar Gotovinën, në mënyrë që ne të mund të hapim negociatat në kohë," tha Rehn. "Por koha është e shkurtër dhe ato duhet të bëjnë gjithshka të mundshme në këtë kohë që ka mbetur."

Gotovina, 49 vjeç, është një nga tre të paditurit më të kërkuar të ICTY. Ai është akuzuar për krime të luftës kryer nga trupat nën komandën e tij nga fundi i konfliktit 1991-1995 në Kroaci, duke përfshirë vrasjet e paligjshme të së paku 150 serbëve të Krajinës dhe përzënien e dhjetra mijra të tjerëve. Një ish pjesëtar i legjionit të huaj francez, Gotovina është dënuar gjithashtu në Francë me akuza të grabitjes, vjedhjes së një banke dhe rrëmbimit.

Gjenerali është i fshehur për gati katër vjet. ICTY dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë besojnë se atë e mbron një rrjet mbështetës ku përfshihen zyrtarë të lartë.

Në dhjetor, krerët e BE dhanë miratimin për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Kroacisë në 17 mars por e kushtëzuan atë me dorëzimin e Gotovinës në ICTY.

Autoritetet kroate thonë se ato kanë rritur përpjekjet për ta kapur të fshehurin në javët e fundit, ndëra ngulin këmbë se ai nuk është brenda vendit. Duke cituar burime diplomatike të BE, Reuters raportoi të premten se Kroacia ka propozuar një ujdi ndaj disa vendeve anëtare që mbështesin ofertën e saj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kroatët sugjerojnë të nisin bisedimet edhe pa ICTY që të vërtetojnë se po bashkëpunojnë plotësisht," citoi Reuters një diplomat pa emër të ketë thënë. " Nga ana tjetër, BE do të dërgonte një ekip mbikqyrës që të vendosej me gjasë në ministrinë e drejtësisë në Kroaci, për të qenë i aftë të verifikonte se qeveria kroate po thotë të vërtetën kur thotë se ajo nuk mund të bëjë më tepër se kaq."

Rehn, megjithatë, dhe shumica e zyrtarëve të tjerë europianë duket se janë dakord me kryeprokuroren e OKB-së për krimet e luftës, Karla del Ponte, që i tha BE muajin e kaluar se Gotovina mund të kapej. Autoritetet kroate mund ta kishin arrestuar atë deri tani nëqoftë se do të kishin vullnetin politik për ta bërë këtë, tha ajo.

Të enjten, ambasadorët e BE kanë planifikuar të diskutojnë statusin e ofertës së Kroacisë në BE. Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE pritet të marrin një vendim përfundimtar në se bisedimet do të shkojnë përpara siç qenë planifikuar sapo të merret një vlerësim i ri nga del Ponte.

Në një intervistë telefonike me agjensinë kroate të lajmeve HINA, zëdhënësja e del Ponte sugjeroi se zorr se mund të pritet që prokurorja të vërtetojë se Kroacia ka përmbushur këtë kusht pa dorëzuar Gotovinën. "Përsa i përket gjykatës, ajo që duhej bërë si pjesë e bashkëpunimit të plotë nuk është bërë ende," tha Florens Hartman.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes