Ish gjenerali i lartë boshnjak ndeshet me akuza për krime lufte

24/02/2005

Gjenerali i pensionuar Rasim Deliç ka njoftuar se do të dorëzohet në gjykatën e Hagës për krimet e luftës për t'u përballur me akuzat që rrjedhin nga veprimet e një njësie vullnetarësh islamikë gjatë konfliktit të BiH

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 24/02/05

photo

Ish komandanti i ushtrisë boshnjake, Rasim Deliç njoftoi se do të dorëzohet në Hagë në 28 shkurt. Ai është akuzuar në lidhje me krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit boshnjak. [AFP]

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) bëri publike të enjten (24 mars) akuzat ndaj komandantit të kohës së luftës të ushtrisë muslimane boshnjake. Masa pason njoftimin e gjeneralit të pensionuar Rasim Deliç të martën se ai do të dorëzohet vullnetarisht në gjykatën me bazë në Hagë, javën e ardhëshme.

Deliç, i cili është aktualisht këshilltar ushtarak për anëtarin boshnjak të presidencës tre-palëshe të BiH, Sulejman Tihiç, është akuzuar për mbajtjen e përgjegjësisë komanduese për krimet e luftës të kryera kundër civilëve dhe robërve të luftës, duke përfshirë torturën dhe vrasjen e të burgosurve serbë boshnjakë në kampin e Kamenicës në luginën Gostoviç.

Krimet janë kryer midis 1993 dhe 1995 nga njësia ushtarake El Muxhahid që kishte në përbërje luftëtarë nga vendet islamike që erdhën në BiH gjatë konfliktit për të ndihmuar forcat muslimane boshnjake. Njësia varej nga korpusi i tretë i ushtrisë të Republikës së BiH (ARBiH). Në atë kohë, gjenerali Deliç ishte komandant i komandës së përgjithëshme të ARBiH.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas padisë, të burgosurit serbë boshnjakë të mbajtur në Kamenica qenë subjekte të shokut elektrik dhe të përdorimit të ujit me presion. Në një tjetër incident të ndodhur në shtator 1995, trupat e ARBiH kapën disa duzina ushtarësh dhe civilësh serbë boshnjakë, duke përfshirë tre gra. Të gjithë ata u dërguan në kampin e Kamenicës. Të 60 ushtarët e llogaritur, humbën dhe quhen të vdekur, ndërsa gratë u abuzuan e përdhunuan, citon AP të thuhet në padi.

Një akuzë e tretë i referohet një incidenti ditën që Deliç mori postin e tij komandues. Sipas ICTY, luftëtarët El-Muxhahid "hapën zjarr pa dallim" mbi një grup të burgosurish kroatë boshnjakë kapur pas një sulmi në fshatin Maline në komunën e Travnikut.

ICTY po ndjek ndërkohë komandantin e parë të korpusit të tretë të ARBiH, gjeneral Enver Haxhihasanoviç dhe komandantin e brigadës së 7 muslimane, Amir Kobura, për krime të kryera nga El-Muxhahid. Në shtator 1995, gjatë operacioneve të korpusit të dytë e të tretë të ARBiH për të çliruar fshatin Vozuça, njësia El-Muxhahid qe vendosur përtej vijës së kundërshtarit dhe kreu akte të dhunëshme kundër civilëve serbë boshnjakë si edhe ndaj robërve të luftës.

Zyrtarët boshnjakë kanë shprehur mbështetje për Deliç duke thënë se ARBiH përgjithësisht respektoi konventat ndërkombëtare të luftës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment