17/02/2005
Puna restauruese në Bukureshtin qendror është planifikuar të nisë këtë verë. Deri në kohën që Rumania do të bëhet një anëtar i BE, kryeqyteti i saj do të ketë një qendër më të pastër e tërheqëse.
Nga Razvan Amariei për Southeast European Times në Bukuresht – 17/02/05
![]() Rinovimi i Bukureshtit qendror është planifikuar të nisë këtë verë dhe do të zgjasë 18 muaj. [Dosje] |
Bukureshti qendror do të bëhet së shpejti një vend i madh ndërtimi pasi një plan ambicioz rinovimi po vihet në zbatim. Kur të përfundojë projekti, qendra prej 57 hektarësh e qytetit, që besohet se ka potencial të konsiderueshëm komercial, do të nxisë ripërtëritjen e godinave, linjat e reja të ujit, gazit dhe ujrave të zeza, rrugët pa gropa, zonat vetëm për këmbësorë, mundësi më të mira parkimi dhe shumë të tjera lidhur me dyqanet, baret e restaurantet.
Puna është planifikuar të nisë këtë verë dhe do të vazhdojë 18 muaj. Afati përfundimtar është 1 janari 2007, ditën që Rumania është planifikuar të hyjë në BE. Kostoja e projektit, rreth 28 milion euro do të vijë kryesisht nga burime të huaja, duke përfshirë një kredi nga EBRD dhe një grant nga programi FARE i BE si edhe nga buxheti bashkiak i Bukureshtit.
Sipas zyrtarëve të bashkisë, rindërtimi synon të "rikrijojë aspektin e mëparshëm të zonës, por me strtuktura moderne", duke ruajtur trashëgiminë arkeologjike e arkitektonike të qytetit ndërkohë që do të shtyjë restaurimin e ndërtesave private . Autoritetet lokale kanë premtuar përjashtim nga taksat për ata që rinovojnë shtëpitë e tyre në qendrën historike. "Kjo do të jetë një mbështetje për ata që investojnë në punën rinovuese," tha Liviu Negoita, gubernatori i distriktit të tretë të Bukureshtit.
Synime të tjera përfshijnë reduktimin e ndotjeve dhe gazrav dhe ndihmën për rigjallërimin e bizneseve tradicionale në këtë zonë.
Gjatë epokës komuniste, qendra historike, e cila përmban godina apartamentesh që janë qindra vjet të lashta, rrënojat e oborrit mbretëror ndërtuar mbi pesë shekuj më parë nga Vlad i Nguluri në Hu dhe kishat mesjetare dhe hanet, qenë lënë pas dore. Apartamentet u shtetëzuan dhe u kthyen në shtëpi sociale. Dyqanet, restaurantet dhe zyrat gjithashtu u konfiskuan dhe zona e humbi sharmin e saj të vjetër.
Pas rënies së regjimit në 1989 pakë gjëra ndryshuan. "Standardi dhe veprimtaritë komerciale në zonë kanë ardhur vazhdimisht në rënie, i vetmi element i shënuar është hapja e disa hapësirave shlodhëse në themelet e mbetura të godinave të shekullit të 19," thotë arkitekti Vladimir Vinea. "Shumica e problemeve të strehimit të Bukureshtit është në qendrën historike, degradimi fizik, statusi i pasigurt juridik apo zënia abuzive e disa godinave ose apartamenteve".
Përveç kësaj, gjendja e keqe e transportit, shërbimeve dhe infrastrukturës së komunikacionit, ka shkurajuar çdo investim të madh në zonë. Kjo do të ndryshojë dramatikisht për mirë dy vitet e ardhëshme, premtojnë zyrtarët.
"Ne duhet të nisim punën sa më parë të jetë e mundur me qëllim që të ndalim degradimin e qendrës historike. Kjo zonë është karta e biznesit e Bukureshtit," ka thënë presidenti rumun Traian Bashesku.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes