16/02/2005
Bullgaria po përgatit një strategji të re të sigurimit kombëtar që ka gjasa të miratohet në qershor. Një organizëm i rëndësishëm këshillimor kryesuar nga presidenti i vendit diskutoi projektin të martën dhe bëri disa rekomandime.
(BTA, BNN, Sofia News Agency, Dnevnik, Mediapool, Bulgarian President Official Web Site - 15/02/05)
![]() Presidenti Georgi Parvanov u ka kërkuar forcave politike në Bullgari të arrijnë një konsensus mbi strategjinë e re të vendit të sigurisë kombëtare. [AFP] |
Këshilli Këshillimor i Bullgarisë për sigurimin kombëtar (CCNS) u takua të martën (15 shkurt) për të diskutuar një projekt-strategji e cila pritet të miratohet nga parlamenti përpara se mandati i tij katër-vjeçar të skadojë në qershor. Straetegjia e re e sigurimit kombëtar (NSS) do të zëvendësojë atë që është në fuqi që nga viti 1998 dhe do të përcaktojë politikat e vendit në një numër fushash të rëndësishme në dekadën e ardhshme.
Këshilli vlerësoi strategjinë e propozuar me terma pozitive, u citua të ketë thënë pas takimit të së martës, Presidenti Georgi Parvanov, i cili kryeson CCNS.
Përgjithësisht, projekt-strategjia për sigurimin është në përputhje me një numër dokumentesh të NATO dhe dhe BE dhe tregon mundësitë për një reagim të integruar kombëtar ndaj rreziqeve, kërcënimeve dhe problemeve të shekullit të ri, thoshte CCNS në një deklaratë.
Këshilli është një organizëm këshillimor i përbërë nga ministra e zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë, të shefave të agjensisë së sigurimit, komandantë ushtarakë dhe krerë të partive të përfaqësuara në parlament.
Megjithatë, Parvanov dhe pjesëmarrës të tjerë në takim nënvizuan gjithashtu disa të meta dhe pakujdesi të projektit miratuar nga qeveria në 6 janar, që duhet të shiheshin përpara se ajo të hidhej në votim. Këshilli ra dakord gjithashtu që dokumenti përfundimtar NSS duhej fokusuar më shumë në çështjet me interes dhe shqetësim të rëndësishëm publik, duke përfshirë çështjet demografike, etnike, integrimin e komuniteteve të pakicave dhe parandalimin e intolerancës dhe ksenofobisë.
Sipas CCNS, strategjia duhet "t'i kushtojë më tepër vëmendje kundërveprimit ndaj krimit tradicional që kërcënon njerëzit e zakonshëm, jetët e tyre, shëndetin dhe pasurinë". Organizmi përmendi gjithashtu nevojën për urat midis ndarjes ekonomike dhe dixhitale midis Bullgarisë dhe vendeve industriale, duke rritur standardin e jetesës, duke ndaluar "rrjedhjen e trurit" dhe duke modernizuar shkencën dhe arsimin.
Sapo të miratohet, dokumenti do të shërbejë si një bazë për legjislacionin dhe politikat në fushën e sigurimit kombëtar, duke përfshirë doktrinën ushtarake të Bullgarisë dhe pjesëmarrjen në operacionet ushtarake jashtë si dhe të tjera fusha të rëndësishme. Parvanov u kërkoi politikanëve të arrinin konsensus politik.
"Është e domosdoshme që një dokument i tillë të zbatohet nga më shumë se një kabinet i ardhshëm," tha Parvanov.
Kreu i Bashkimit të Forcave Demokratike (UDF) të opozitës, Nadezhda Mihailova ishte dakord me Parvanov dhe tha se partia e saj ka në plan të thërriste një takim ekspertësh të partive të ndryshme politike për të diskutuar dokumentin. Miratimi i strategjisë së sigurimit të Bullgarisë duhet të bazohet në konsensus sepse vetëm me këtë kusht ajo mund të sigurojë që interesat kombëtare të vendit si një anëtar i NATO-s dhe anëtar i ardhshëm i BE, do të mbrohen, tha ajo.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes