Presidenti serb viziton Kosovën

14/02/2005

Gjatë ditës së parë të turneut të tij në Kosovë, Presidenti serb Boris Tadiç bëri thirrje për pajtim dhe një fund të urrejtjes e shkatërrimit duke i kërkuar gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të siguronte garanci shtesë për serbët e krahinës.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 14/02/05

photo

Presidenti serb Botis Tadiç (në mes) shtrëngon duart me kreun e UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen (djathtas) ndërsa komandanti i KFOR, Iv dë Kermabon, i shikon. Tadiç është për një vizitë dy-ditore në Kosovë. [Laura Hasani]

Presidenti serb Boris Tadiç filloi një vizitë dy-ditore në Kosovë të djelën (13 shkurt), e para nga një kryetar shteti serb që nga konflikti i vitit 1999. Ndërsa bëri thirrje për pajtim, ai kërkoi gjithashtu siguri më të madhe për serbët e Kosovës dhe përsëriti kundërshtimin e Beogradit për pavarësisnë e krahinës.

"Ka patur mjaft urrejtje e shkatërrim në historinë e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën e Metohinë dhe kjo duhet ndaluar," tha Tadiç. "Unë dua të bëj një kontribut të plotë për një zgjidhje paqësore por dua të them se nuk do ta lë luftën për interesat e ligjshëm të popullit serb."

Në qytetin Strpce, Tadiç i bëri thirrje UNMIK-ut të jepte garanci shtesë për sigurimin e serbëve dhe popullsive të tjera me tjetër sfond etnik që jetonin në Kosovë, duke u zotuar se ai do të bënte gjithshka të mundshme për të siguruar se ata kanë "të drejtën për të rrojtur e mbijetuar". Ai dha mesazhe të ngjashme për banorët e vendbanimeve serbe në Silovo, Velika Hoca dhe Prishtinë. Të hënën ai viziton dy manastire dhe enklavat serbe në Kosovën qendrore.

Më tepër se 200,000 serbë kanë lënë Kosovën që nga fundi i konfliktit atje. Tani janë afërsisht 90,000 serbë që jetojnë në krahinë.

Duke u takuar me Tadiç të djelën, shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen shprehu shpresën se vizita e Tadiç do të dërgojë një sinjal pozitiv lidhur me gadishmërinë e Beogradit "për të ndërtuar ura besimi". Ai i kërkoi gjithashtu presidentit serb ta përdorte vizitën e tij për t'u njohur plotësisht me gjendjen dhe të gjente rastin të takohej me përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve në Kosovë.

Vizita e Tadiç mund të ndihmojë të zgjidhet çështja e fshatarëve serbë që kanë qenë pa energji elektrike, tha Jesen-Petersen.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke theksuar se autoritetet e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare në krahinë po vazhdonin përpjekjet e tyre dhe mbeteshin të angazhuar në zbatimin e standardeve, ai gjithashtu vuri në dukje fushat ku përparimi ishte i nevojshëm, veçanërisht në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe kthimin e personave të shpërngulur.

Jesen-Petersen bëri thirrje përsëri për pjesëmarrje të plotë të nga serbët e Kosovës në procesin politik e demokratik në Kosovë. Ai dhe Tadiç diskutuan gjithashtu rindërtimin e kishave dhe manastireve ortodokse që u shkatërruan gjatë një shpërthimi dhune në marsin e shkuar.

Në lajme të tjera, kreu i zyrës konsullore britanike në Prishtinë tha të hënën se Beogradi duhet të përfshihet në çdo proces që synon vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. "Pozicioni i qeverisë britanike është i qartë. Beogradi duhet të përfshihet në përcaktimin e statusit përfundimtar," i tha Mark Dikinson të përditshmes së Beogradit Vecernje Novosti.

"Shqiptarët mendojnë se Kosova duhet të jetë e pavarur, brenda kufijve ekzistues, ndërsa Serbia mendon se ajo duhet të mbetet në Serbi, brenda kufijve të saj. Pozita jonë është se Kosova duhet të jetë shumëetnike, me një ekonomi dhe institucione funksionale dhe se ligji duhet respektuar," tha Dikinson.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment