Papulias zgjidhet president i Greqisë

09/02/2005

Parlamenti grek zgjodhi politikanin veteran socialist dhe ish ministrin e jashtëm, Karolos Papulias si presidentin e ardhshëm të vendit. Ai do të zëvëndësojë në postin e tij Kostis Stefanopulos në 12 mars.

(Athens News Agency, The New York Times - 09/02/05; AP, AFP, Athens News Agency, Macedonian Press Agency, The Hellenic Radio - 08/02/05)

photo

Parlamenti zgjodhi të martën (8 shkurt) Karolos Papulias si president të ri të Greqisë. [AFP]

Një shumicë dërmuese ligjbërësish grekë votuan të martën (8 shkurt) për të zgjedhur politikanin veteran socialist Karolos Papulias si presidentin e ardhshëm të vendit. Ish ministri i jashtëm dhe anëtar për një kohë të gjatë i parlamentit, ai do të bëjë betimin në 12 mars kur përfundon termi i dytë i presidentit Kostis Stefanopulos.

Një anëtar themelues i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK) të opozitës, Papulias, 75 vjeç, u propozua për postin nga Kryeministri Kostas Karamanlis, kreu i partisë konservatore të Greqisë, Demokracia e Re (ND).

Në një shfaqje të paparë konsensusi natën e së martës, 279 ligjbërës në legjislaturën 300-vendëshe votuan në favor të Papulias, i cili ishte i vetmi kandidat për presidencën. Ky votim e tejkaloi rekordin e mëparshëm vënë pesë vjet më parë kur Stefanopulos u rizgjodh për termin e tij të dytë.

"Besoj se konsensusi është një arritje për kulturën tonë politke dhe një kërkesë e shoqërisë greke për të gjitha çështjet e rëndësishme që preokupojnë vendin tonë," tha Papulias pasi drejtuesja e parlamentit, Ana Psaruda-Banaki e informoi atë për zgjedhgjen e tij. Ndërtimi i një shoqërie më të ndershme e më pak egoiste, tha ai, është një objektiv kolektiv që kërkon "pjekuri politike dhe integritet, ndjeshmëri dhe perceptueshmëri në jetën publike".

"Me respekt për opinionet e të gjitha partive politike dhe përfaqësuesve të popullit grek, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për këtë nder të madh të cilin e pranoj me një ndjenjë përgjegjësie," tha presidenti i sapo-zgjedhur.

Duke ju drejtuar ligjbërësve të ND të martën në mëngjes, Karamanlis vlerësoi Papulias si një njeri me karakter e virtut, duke e përshkruar atë si një politikan me përvojë e të përgjegjshëm, që kërkon konsensusin dhe të aftë për të bashkëpunuar me forcat politike duke shmangur grindjet politike.

"Zgjedhja e Papulias do të jetë në të mirë të të gjithë popullit grek," tha kryeministri duke e parë këtë si një mjet për rritjen e unitetit kombëtar.

Votimi i së martës do të lejojë Karamanlis të kompletojë termin e tij katër-vjeçar. Sipas kushtetutës greke, në rast se parlamenti dështonte të zgjidhte pasuesin e Stefanopulos në tre raunde votimi, do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Avokat me profesion, Papulias u zgjodh së pari në parlamentin grek më 1977 dhe ka shërbyer si ligjbërës për më shumë se 20 vjet. Gjatë karierës së tij, ai ka shërbyer gjithashtu në poste të ndryshme ministrore në qeveritë e udhëhequra nga PASOK, duke përfshirë postin e zëvendësministrit të jashtëm nga 1981 në 1989 dhe të ministrit të jashtëm nga 1993 në 1996.

Një nga arritjet më të mëdha diplomatike të tij, sipas The New York Times, ishte në 1995 kur ai luajti rol kryesor në ndërmjetësimin e lirimit të 257 punonjësve të OKB-së mbajtur peng nga forcat serbe në Pale. Ai gjithashtu shtyu për masa të ndërtimit të besimit me Turqinë.

Papulias do të jetë presidenti i gjashtë i Greqisë që nga rrëzimi i regjimit ushtarak dhe rivendosja e demokracisë më 1974. Një anketë në dhjetor e kryer nga agjensia Kappa Research me bazë në Athinë tregoi se 80 përqind e grekëve e mbështesnin propozimin e tij si president.

Stepfanopulos do ta lërë postin me një normë popullariteti mbi 93 përqind i cili mbahet si rekord në politikën greke.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment