Dhoma e krimeve të luftës e BiH do të marrë raste këtë javë

08/02/2005

Dorëzimi i një ndërtese me një sallë të sigurtë gjyqi është hapi i fundit që kompletoi projektin 15-muajsh për të proceduar rastet e krimeve të luftës në BiH.

Nga Beth Kampschror për Southeast European Times në Sarajevë - 08/02/05

photo

Rasti i parë duhet të dëgjohet në sallën e re të gjyqit nga mesi i muajit, tha Ministri i Drejtësisë i BiH, Slobodan Kovaç. [Beth Kampschror]

Një godinë e sapolyer me një sallë të re të sigurt gjyqi ju dorëzua zyrtarëve gjyqësorë në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) në 26 janar, duke hapur udhën për dhomën shtetërore të krimeve të luftës të fillojë të marrë raste këtë muaj.

"Kjo godinë do të shërbejë gjithashtu për ndjekjen e krimeve të luftës, duke lehtësuar ndërtimin e një paqeje të gjatë e të qëndrueshme në këtë vend," tha kreu i delegacionit të Komisionit Europian (KE) në BiH, Majkëll Hamfris.

Rinovimi prej 2.2 milion euro i kompleksit të gjykatës shtetërore në Sarajevë është pjesa e fundit që u vu në vend teksa dhoma e krimeve të luftës e BiH përgatitet të procedojë raste nga konflikti i viteve 1992-1995.

Plani për të krijuar një dhomë të krimeve të luftës brenda gjykatës shtetërore të BiH, e cila filloi në vjeshtën e vitit 2003, u shty nga presioni ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) për të mbyllur punën deri në 2010.

Strategjia e gjykatës përfshin vazhdimin e procedimeve të ushtarakëve të lartë dhe krerëve politikë, ndërsa dhoma e BiH do të ndjekë raste të mesme e të ulta. Përveç rasteve të marra nga ICTY, prokurorët e dhomës së BiH do të japin edhe padi të tyre të dala nga hetimet e veta.

Deri në tetë gjykatës ndërkombëtarë dhe pesë prokurorë ndërkombëtarë do të punojnë së bashku me gjykatësit dhe prokurorët e BiH për periudhën tranzitore disa-vjeçare. Janë në proces propozimet e gjyqësorit.

Sa për rastet vetë, zyra e prokurorëve e BiH po rishqyrton dosjet e dërguara nga ICTY dhe po i ndan ato në kategori "delikate" e "shumë delikate" sipas kritereve të vendosura nga një konsorcium profesionistësh nga sistemi ligjor i BiH, ICTY dhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë. Rastet tepër delikate, për shembull, genocidi, torturat, vrasjet e shumëfishta dhe përdhunimet e shumëfishta, do të shkojnë në dhomën shtetërore. Dosjet delikate do t'u jepen gjykatave të njësisë, kantonit apo komunës.

Rasti i parë duhet të dëgjohet në sallën e re të gjyqit nga mesi i muajit, tha Ministri i Drejtësisë i BiH, Slobodan Kovaç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ka një problem të vogël rreth njësisë së mbajtjes dhe burgimit, por pas logjistikave të tjera [që po kryhen] ky problem do të zgjidhet," tha ai.

Projekti i dhomës për krimet e luftës së pari propozoi ngritjen e një burgu të ri nën përkujdesin e qeverisë qendrore pasi burgjet e BiH janë aktualisht nën përkujdesin e të dy njësive. Pasi kjo doli të ishte e shtrenjtë, planifikuesit ]nxituan të ndërtojnë një qendër ndalimi të përkohshme prej 21 shtretërish në kompleksin gjyqësor, e cila është gati në përfundim. Ajo do të jetë gati në kohën kur dhoma të fillojë punën.

Duke konsideruar se dhoma e krimeve të luftës është përuruar tamam një vit më parë, Kovaç tha se projekti kishte lëvizur me shpejtësi. Ndihma financiare e teknike nga komuniteti ndërkombëtar ishte thelbësore, tha ai.

"Kjo është krejtësisht një situatë e re dhe unë jam i habitur me përparimin që është bërë në një kohë të tillë të shkurtër lidhur me kushtet materiale dhe proceduriale për procesimin e rasteve," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment