EUFOR vazhdon operacionin Të Korrat, të SFOR-it

31/01/2005

EUFOR po vazhdon mbledhjen e armëve nga popullsia lokale në BiH, duke shtyrë programin e mbledhjes së armëve, operacionin Të Korrat, filluar nga NATO.

Nga Beth Kampschror për Southeast European Times në Sarajevë - 31/01/05

photo

Një ushtar serb boshnjak vështron armët e mbledhura nga operacioni i SFOR, Të Korrat, në prill 2004. EUFOR, që mori mbi vete misionin në BiH, pop vazhdon programin Të Korrat. [AFP]

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) mund të ketë mbaruar por kjo nuk do të thotë se është ndërprerë operacioni i saj i gjatë për të mbledhur armët e luftës. Forca e Bashkimit Europian (EUFOR) po vazhdon operacionin me të njëjtin emër, dhe me të njëjtin objektiv në mendje, për t'ua lënë punën përfundimisht autoriteteve lokale.

Për shkak se mijra njerëz në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) mbajtën pushkët e tyre dhe granatat pasi mbaroi konflikti i viteve 1992-1995, SFOR nisi operacionin Të Korrat në fund të viteve 1990 për të mbledhur ato dhe armë të tjera. Gjithkush që dorëzonte vullnetarisht armët kishte amnisti të plotë.

Trupat e EUFOR që morën përsipër paqeruajtjen në krye të dhjetorit nuk lanë kohë për të vazhduar operacionin. Në gjashtë javët e para të mandatit të tyre, trupat e EUFOR kryen operacionet e Të Korrave anembanë BiH dhe mblodhën 1,500 armë të vogla, 200,000 karikatorë, 2,000 granata dore, 100 mina dhe 300 kg eksploziv.

Numri, tha një zëdhënës i EUFOR, është në përputhje me atë të SFOR-it dhe tregon se ka kuptim të vazhdohet programi.

"Arsyeja për operacionet e Të Korrave janë të njëjtat për EUFOR si për SFOR," tha zëdhënësi i EUFOR-it, lejtnant-komandanti Kris Persival. "Armët e paligjëshme janë një rrezik. Ato mund të përdoren nga kriminelët gjithashtu. Rrjedhja e vazhdueshme e armëve që nuk tregon shenja rënieje, tregon se kjo është ende problem."

EUFOR ka tre tipe të ndryshme operacionesh Të Korrat. Në të parin trupat bëjnë me dije një qytet apo zonë banimi se do të vijnë aty një ditë të caktuar dhe njerëzit mund të dorëzojnë armët në një pikë mbledhjeje atë ditë. Ose trupat mund të trokasin në dyert e njerëzve dhe t'i pyesin në se kanë ndonjë gjë për të dorëzuar. Gjithkush që kthen armë nën këto tipe operacionesh nuk ka probleme, pasi mbetet në efekt amnistia.

Tipi i tretë është bazuar në informacion, që do të thotë për shembull se trupat do të veprojnë pasi dikush ka njoftuar armë të fshehura te njëri nga ekipi i forcave 45 të ndërlidhjes dhe vëzhgimit (LOT) nëpër shtëpitë anembanë vendit. Ekipet e LOT, ku ushtarët jetojnë në një shtëpi në komunitetin lokal, ndihmojnë gjithashtu dhe këshillojnë policinë lokale në kryerjen e operacioneve të tyre Të Korrat.

Radovan Pejiç, zëdhënës i qendrës për sigurimin publik të Sarajevës lindore (CPS) në Pale, tha se perceptimi i përmirësuar nga ana e publikut për policinë lokaleështë një tjetër arsye se operacionet e tyre dy herë në muaj Të Korrat, po tregojnë rezultate.

"Një numër i madh makinash të vjedhura janë kthyer, ne po luftojmë krimin ekonomik dhe krime të tjera serioze," tha ai. "Numri i krimeve të pazbuluara që prishin paqen dhe rendin këtu, po bëhet më i vogël. E gjithë puna e jonë do të thotë se qytetarët i besojnë policisë së tyre gjithnjë e më tepër."

CPS e Sarajevës lindore po punon me EUFOR-in për të kryer një operacion të madh Të Korrat, në mes të shkurtit. Pejiç tha se ai nuk ka vënë re ndryshime në Të Korrat qëkurse EUFOR zëvendësoi NATO-n në dhjetor.

"Unë nuk shoh ndonjë ndryshim të posaçëm, ne gjithashtu kemi një bashkëpunim shumë të mirë me EUFOR," tha ai.

Bashkëpunimi midis midis CPS dhe EUFOR-it është ajo që paqeruajtësit kërkojnë teksa lëvizin drejt objektivit afat-gjatë të dorëzimit të gjithëshkaje te autoritetet lokale.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading