Algat në Adriatik: Një problem në rritje të shpejtë

27/01/2005

Përhapja e dy specjeve agresive të algave tropikale përgjatë bregut kroat të Adriatikut dhe pranë ishujve ka alarmuar shkencëtarët. Në një perspektivë të gjatë problemi mund të kërcënojë turizmin.

Nga Miranda Novak për Southeast European Times në Zagreb – 27/01/05

photo

Kroacia, e cila mbështetet mbi turizmin gjatë bregdetit të saj adriatik, trëmbet se përhapja e algave mund të prekë tërheqjen e saj. [AFP]

Shfaqja dhe përhapja e shpejtë e algës tropikale në Adriatikun kroat është bërë një problem serioz në rritje, sipas studimit të kohëve të fundit. Dy lloj algash, Caulerpa Taxifolia dhe Caulerpa Racemosa, u zbuluan në pjesën kroate të Adriatikut më 1995. Franca, Italia dhe Spanja kanë luftuar me algat gjatë dy dekadave të fundit por me sukses të kufizuar.

Racemosa është gjetur në shumë vende rreth ishujve jugorë të Kroacisë në Adriatik, ndërsa Taxifolia deri tani është gjetur në tre vende, Stari Grad dhe dy ishuj veriorë të Adriatikut, Rab dhe Krk.

Ndërsa Racemosa mendohet të ketë ardhur nga Deti i Kuq nëpërmjet kanalit të Suezit, Taxifolia mund të ketë hyrë aksidentalisht nga muzeu oqeanografik në Monako, njëzet vjet më parë.

Racemosa është një specie agresive që krijon vendosje të dendur. Duke mbuluar shtratin e detit me disa shtresa, ajo pengon rrezet e diellit të mbërrijnë në organizma të tjerë detarë, duke e bërë të pamundur fotosintezën. Pa ushqim dhe oksigjen, jeta tjetër e detit vdes.

Që nga zbulimi i parë i algave, ato janë përhapur me shpejtësi në 35 vende të tjera. Përhapja e shpejtë i ka habitur shkencëtarët që tani paralajmërojnë se disa nga zonat e prekura mund të bashkohen në tre vitet e ardhëshme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Deri tani, zona më keq e prekur është ishulli Mlje, pranë gjirit të Sobrës, ku algat janë përhapur përgjatë 11.5 km bregdeti. Problemi është i rëndë gjithashtu në afërsi të ishullit Bishevo. Biologu Vladimir Onofri thotë se kolegët e tij mbetën të habitur kur ai u tregoi atyre një copë shkëmb të mbuluar krejtësisht me racemosa, në thellësitë 7 deri 40 metra.

Shumë alga të rrezikshme mund të kontrollohen duke i mbuluar ato me fletë të holla metalike por jo racemosa, rritja e saj është shumë e shpejtë. Ajo nuk ka armiq natyrorë në Adriatik dhe fragmentet e saj janë të lehta dhe nuk zhyten në fund kështu që përhapen nga rrymat.

"Prova e fundit e kushteve në Mljet ku u përpoqëm të shkatërrojmë vendosjet e racemosa duke i mbuluar ato me krisaf të zi, tregon se brenda dhjetë ditësh kjo algë rritet nën krisaf plot 27 cm. Pra ajo rritet 2.7 cm në ditë," tha Onofri.

Për shkak të kostos, kushteve të punës dhe gjerësisë së madhe të problemit, shkencëtarët kroatë kanë këshilluar qeverinë të përqëndrohet në heqjen e algave në zonat me rëndësi të veçantë kulturore e biologjike, kryesisht në parkun kombëtar të Mljetit. Gjithsesi, po të mos trajtohet problemi në tërësi, pasojat afat-gjata do të jenë të rënda. Me ritmin e rritjes së tyre, algat do të mund të mbulojnë zonën në rreth dhjetë vjet duke e bërë rajonin më pak tërheqës dhe duke dëmtuar industrinë e turizmit kroat, një burim i madh i rritjes ekonomike të vendit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment