Raporti i CoE: Krimi i organizuar përbën kërcënim për demokracinë europiane

27/01/2005

Krimi ekonomik, droga, kontrabanda dhe trafikimi i njerëzve janë tre format kryesore të krimit të organizuar që përbëjnë një kërcënim ndaj demokracisë në Europë, thotë Këshilli i Europës në një raport të ri.

(RFE/RL, FT - 26/01/05; The Scotsman, AFP - 25/01/05; Council of Europe - 24/01/05)

photo

Anëtarët e krimit të organizuar u janë kthyer kompjuterave për të lehtësuar veprimtaritë e tyre dhe për të krijuar forma të reja të krimit me kompjuter, tha CoE. [Dosje]

Krimi i organizuar ka gjasa të mbetet një shqetësim përparësor i shoqërive europiane në të ardhmen e parashikueshme, paralajmëroi këtë javë Këshilli i Europës (CoE). Krimi ekonomik, droga dhe kontrabanda dhe trafikimi i njerëzve janë tre tregjet kryesore të krimeve që përbëjnë një kërcënim të madh për shumicën e Europës, tha organizmi 46-vendesh në raportin e vet vjetor mbi gjendjen e krimit të organizuar në vendet anëtare gjatë 2004.

"Krimi i organizuar... pengon objektivat tona bazë europiane, duke përfshirë rendin e ligjit, demokracinë, dhe të drejtat e njeriut," citoi Radio Free Europe/Radio Liberty (RFE/RL), Aleksander Seger, një nga autorët e raportit, të ketë thënë.

Krimi ekonomik, duke përfshirë mashtrimin dhe korrupsionin, përbën tani një pjesë të madhe të rasteve të krimit të organizuar zbuluar në shumë vende në të gjithë kontinentin pavarësisht nga niveli i tyre i zhvillimit ekonomik apo begatia, tha CoE. Në vende të tilla si Belgjika, Bullgaria, Hollanda dhe Sllovakia, krimi ekonomik është veprimtaria kryesore e të paktën një çereku të grupeve dhe rrjeteve të krimit të organizuar. Në Estoni, Moldavi dhe Serbi-Malin e Zi, kjo është kategoria kryesore e rasteve të regjistruara të krimit të organizuar, shënonte studimi 191-faqesh.

Sipas ekspertëve të CoE, Europa është tani ndoshta tregu më me përfitim në botë përsa i përket prodhimit dhe trafikimit të drogës, me këtë të fundit që besohet se është veprimtaria më e rëndësishme e grupeve dhe rrjeteve të organizuara të krimit në rreth një të tretën e vendeve anëtare të organizatës.

Bandat shqiptare, që u zgjeruan përtej zonës së tyre natyrore gjeografike në vitet 1990, janë veçanërisht aktive në kontrabandën e drogës si edhe në trafikimin e armëve, qënieve njerëzore dhe cigareve, sipas CoE.

Raportet mbi trafikimin dhe shfrytëzimin e njerëzve vijnë nga një numër në rritje vendesh europiane, sipas CoE.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Moldavia, Rumania, Ukraina, Federata Ruse, Bullgaria dhe Lituania thuhet se janë vendet më të përmendura të origjinës së rasteve në trafikimin e qënieve njerëzore. Në vende si Kroacia dhe Sllovenia, ndërkaq, kontrabanda e njerëzve përbën tipin kryesor të krimit të organizuar.

Frika se BE do t'i hapet krimit në rritje nga të hyrët rishtaz në të, ka ndezur debat rreth zgjerimit të Bashkimit në lindje, i tha Seger RFE/RL, duke vënë në dukje se kjo nuk ka ndodhur.

"Ajo shkon në të dy rrugët aktualisht," tha ai. "Unë mendoj se mjaft krime në Europën lindore nuk do të ishin të mundshme pa mundësinë [kriminelët të ishin në gjendje] për të depërtuar në sektorin financiar të Europës perëndimore dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për pastrimin e parave."

Raporti i CoE paralajmëron gjithashtu se anëtarët e krimit të organizuar po përdorin gjithnjë e më tepër kompjuterat për të lehtësuar veprimtaritë e tyre. Ai jep një analizë të detajuar të formave të ndryshme të krimit të lidhur me kompjuterat, lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe ndikimin mbi shoqërinë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di