Bashkëpunimi vendimtar për integrimin në BE të Serbisë e Malit të Zi

25/01/2005

Synimet kryesore të politikës së jashtme të Serbisë e Malit të Zi -- sigurimi i një Studimi Paraprak pozitiv nga BE, fillimi i bisedimeve të Stabilizimit dhe Shoqërizimit me Bashkimin dhe bashkimi me programin Partneritet për Paqe të NATO-s -- janë duke u shtyrë prej mungesës së bashkëpunimit të qeverisë së Beogradit me gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së.

Nga Dushan Kosanoviç për Southeast European Times në Beograd - 25/01/05

photo

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oli Rehn e bëri të qartë se përparimi i Serbisë e Malit të Zi drejt integrimit varet prej përmbushjes së të gjitha detyrimeve ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin e plotë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës. [Laura Hasani]

Mes vendeve në Ballkanin Perëndimor, Serbisë e Malit të Zi i duhet të bëjë një rrugë më të gjatë në përparimin e saj drejt integrimit në BE dhe NATO. Qeveria në Beograd ka përcaktuar tre qëllime kryesore të politikës së jashtme për vitin 2005: sigurimin e një Studimi Paraprak pozitiv nga BE, fillimin e bisedimeve të Stabilizimit dhe Shoqërizimit me BE-në dhe hyrja në programin Partneritet për Paqe të NATO-s deri në fund të vitit.

Të gjitha këto qëllime janë të realizueshme. Por asnjë nuk mund të arrihet derisa vendi të bëjë përparim të dukshëm në bashkëpunimin e tij me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY).

Duke theksuar rëndësinë e kësaj çështje, shefi i sigurisë së BE-së Havier Solana anulloi një vizitë në Beograd të planifikuar për javën e kaluar, duke thënë se çështjet që ai planifikonte të diskutonte me udhëheqësit serbë nuk ishin "pjekur aq sa duhet për t'u zgjidhur". Komentet e tij -- që u vlerësuan gjerësisht se i referoheshin mospërmbushjes nga ana e qeverisë së Beogradit për të dorëzuar të paditurit për krime lufte pranë gjykatës së OKB-së -- pasuan një vendim të mëparshëm prej Shteteve të Bashkuara për të ngrirë 10 millionë dollarë ndihma për vendin dhe largimin e këshilltarëve teknikë të SH.B.A.-së prej ministrive serbe.

Gjatë vizitës së tij në Beograd të hënën (24 janar), Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oli Rehn e bëri të qartë se përparimi i Serbisë e Malit të Zi drejt integrimit varet nga përmbushja e të gjitha detyrimeve ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin e plotë me gjykatën e OKB-së.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një delegacion i KE-së mbërrin në Beograd të mërkurën për të përcaktuar në se do të fillojë apo jo një Studim Paraprak i Serbisë e Malit të Zi. Duket të ketë pak shanse për një rezultat pozitiv. Zyrtarët në Bruksel janë cituar të kenë thënë se studimi do të shtyhet për një periudhë të papërcaktuar dhe nuk do të publikohet një raport negativ.

Kryeministri serb Vojislav Koshtunica thotë se Serbia është e ndërgjegjshme se Studimi Paraprak varet prej bashkëpunimit me ICTY-n dhe se pret që çështja "të zgjidhet së shpejti".

Sipas Zëvendëskryeministrit serb Miroljub Labush -- i cili kryeson partinë G17 Plus, një anëtare e aleancës në pushtet -- koha po kalon. "Gjatë ditëve të ardhshme, ne duhet të përqëndrohemi në gjetjen e një zgjidhje. Qëllimi është që të marrim vlerësime pozitive në Studimin Paraprak. Të gjithë e dinë se ç'farë duhet bërë dhe kemi edhe disa ditë të tjera për t'a bërë këtë," tha Labush pas anullimit të vizitës së Solanës.

"Të gjitha veprimtaritë e mia gjatë ditëve të ardhshme do të përqëndrohen në bërjen e asaj që është e nevojshme për të marrë ato kritika pozitive prej Studimit Paraprak dhe mendoj se është e rëndësishme që të gjithë t'i përdorim këto ditë për të bërë gjithshka që mundemi me këtë qëllim në mendje," shtoi ai. Labush ka paralajmëruar se G17 mund të largohet nga qeveria në se nuk arrihet asnjë përparim.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment