Tariceanu do të diskutojë pranimin e Rumanisë në BE gjatë vizitës së tij në Bruksel

24/01/2005

Kryeministri rumun Kalin Popesku Tariceanu fillon të hënën udhëtimin e tij në Bruksel për të diskutuar pranimin e vendit të tij në BE dhe të bindë zyrtarët atje se qeveria e tij po bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur kërkesat për pranimin në vitin 2007.

(Pressreview.ro - 24/01/05; AFP, Mediafax, Evenimentul Zilei - 23/01/05; RFE/RL - 21/01/05; Reuters, EurActiv, IntelliNews - 20/01/05)

photo

Kryeministri Kalin Tariceanu do të diskutojë përparimin e vendit të tij drejt anëtarësimit në BE ndërsa viziton Brukselin. [AFP]

Kryeministri Kalin Popesku Tariceanu fillon bisedimet e tij të para me zyrtarët e lartë të BE të hënën (24 janar), në më pak se një muaj pas marrjes së postit të tij. Qëllimi i vizitës dy-ditore të tij në Bruksel është të paraqesë përparësitë e tij dhe të sigurojë shefin e Komisionit Europian (KE) dhe të tjerët se qeveria po bën çdo përpjekje për të përmbushur kërkesat për hyrjen e Rumanisë në BE më 2007.

Anëtarësimi në BE është përparësia absolute e qeverisë sonë," citon AFP Tariceanun të ketë thënë të djelën përpara nisjes për në kryeqytetin belg, udhëtimi i tij i parë në Bruksel që kurse u zgjodh kryeministër në fund të dhjetorit. Ai kryeson një delegacion që përfshin Ministrin e Jashtëm Razvan Ungureanu, Ministrin e Brendshëm Vasile Blaga dhe Ministren e ]Drejtësisë, Monika Makovei.

Rumania përfundoi bisedimet e saj të anëtarësimit me Bashkimin muajin e kaluar dhe duhet të nënshkruajë traktatin e vet të pranimit në 25 prill, përpara se të bashkohet me bllokun 25-vendesh në janar 2007, së bashku me Bullgarinë.

Sipas një klauzolë mbrojtjeje që do të përfshihet në traktatet e pranimit, megjithatë, të dy vendet mund ta shohin hyrjen e tyre në Bashkim të shtyhet me një vit nëqoftë se dështojnë të zbatojnë reformat e nevojshme për të siguruar përshtatshmërinë e tyre me standardet e BE. Një vendim për të futur në efekt kushtin mbrojtës do të kërkonte mbështetjen e të 25 vendeve anëtare të BE.

Disa kushte kyçe që Rumania duhet të përmbushë përfshijnë uljen e korrupsionit të përhapur, zbatimin e reformave gjyqësore dhe përmirësimin e konkurrencës.

Një deklaratë nga zyra e shtypit e qeverisë tha se gjatë bisedimeve të tij në Bruksel, kryeministri do të specifikonte hapat që autoritetet kanë në plan të marrin për ta mbajtur vendin në udhën e anëtarësimit në BE. Nënshkrimi i ardhshëm i traktatit të pranimit të Rumanisë do të jetë një tjetër temë e axhendës.

Tariceanu takohet të mërkurën pasdite me presidentin e KE, Hoze Manuel Barroso. Të tjerë zyrtarë me të cilët ai do të mbajë bisedime përfshijnë presidentin e Parlamentit Europian, Josep Borrell, përfaqësues të grupeve të ndryshme politike në legjislaturën e BE dhe me homologun e tij belg, Guj Verhofstad.

Gjatë vizitës së delegacionit rumun në Bruksel, Makovei pritet të diskutojë me zyrtarët e BE masat që qeveria ka në plan të marrë për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit dhe efektshmërinë e tij më të madhe si edhe hapat drejt përmbushjes së angazhimeve të tjera të bëra gjatë bisedimeve mbi kapitullin e drejtësisë dhe punëve të brendshme të negociatave.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas agjensisë rumune të lajmeve Mediafax, Bukureshti duhet të paraqesë deri në mars një strategji të re për reformën dhe një plan veprimi për sistemin gjyqësor.

Duke shprehur besimin se vendi i tij do të përmbushë kërkesat, Tariceanu u zotua më parë këtë muaj, të marrë hapat e nevojshme për të arritur këtë objektiv.

Javën e kaluar, ai urdhëroi ministrat e tij të shqyrtonin të gjitha kontratat publike nënshkruar nga qeveria e mëparshme dhe të eleminonin çdo rast të mundshëm korrupsioni. Midis tyre janë një kontratë 1 miliard euro për sigurimin kufitar nënshkruar me kompaninë aeronautike europiane të mbrojtjes dhe hapësirës, një kontratë ndërtimi 480 milion euro të një udhëshpejte nënshkruar me kompaninë franceze të ndërtimit BTV Vinci dhe një kontratë 2.5 miliard euro për ndërtim udhëshpejtash nënshkruar me kompaninë e SHBA Bechtel.

Tariceanu ka kritikuar administratën e mëparshme për dhënien e kontratave kompanive pa bërë tender apo për lidhjen e ujdive kur kompania fituese ka qenë e vetmja ofruese.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment