Duke përmendur mungesën e bashkëpunimit me ICTY, SHBA nuk livron ndihmën ndaj Serbi-Malit të Zi

14/01/2005

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndalin 10 milion $ në ndihmë për Serbi-Malin e Zi për shkak të mungesës së vazhdueshme të bashkëpunimit me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, duke përfshirë mos dorëzimin dhe arrestimin e Ratko Mlladiç dhe të paditurve të tjerë për krime lufte.

(Reuters, VOA, Big News Network - 14/01/05; US Department of State, AP, AFP, UPI - 13/01/05; Beta - 12/01/05)

photo

"Në dritën e mosbashkëpunimit të vazhdueshëm, sekretari ka vendosur të mbajë 10 milion $ ndihmë për vitin fiskal 2005," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Riçard Buçer. [AFP]

Sekretari i Shtetit Kolin Pauell vendosi të enjten (13 janar) të mbajë 10 milion $ ndihma për Serbi-Malin e Zi për vitin fiskal 2005 për shkak të mungesës së bashkëpunimit të vazhdueshëm të vendit me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY). Kjo sasi i shtohet 16 milion $ të tjerë që u mbajtën vitin e kaluar për të njëjtën arsye.

Më 2002, Kongresi i SHBA miratoi një paketë ndihme financiare tre-vjeçare me vlerë rreth 100 milion $ në ndihmë të rimëkëmbjes së Serbi-Malit të Zi nga konfliktet e Ballkanit në vitet 1990. Megjithatë lëvrimi i fondeve u kushtëzua me vërtetimin periodik nga sekretari i shtetit në se Beogradi mbështet siç duhet ICTY.

Bashkëpunimi i kërkuar përfshin garantimin e lejimit të prokurorëve për t'ju referuar dokumentave dhe dëshmitarëve dhe dorëzimin e të paditurve për krime lufte që kërkohen nga ICTY.

Në mars 2004, sekretari qe i prirur të dëshmonte në kongres se Serbi-Mali i Zi po bashkëpunonte me gjykatën, tha zëdhënësi i Departamnetit të Shtetit Riçard Buçer në një deklaratë me shkrim të enjten. Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e ndihmës së planifikuar për periudhën pas 31 mars 2004, u mbajt.

"Që nga vendimi i sekretarit marsin e kaluar, nuk ka patur përmirësime në bashkëpunimin e Serbi-Malit të Zi me gjykatën," vihej në dukje në deklaratë.

Masa e së enjtes është parë si një shenjë e zhgënjimit në rritje të Uashingtonit me qeverinë e Kryeministrit Vojislav Koshtunica i cili i është kundërvënë arrestimit të të paditurve për krime lufte, duke mbrojtur në vend të kësaj dorëzimin e tyre.

Në muajt e fundit Beogradi ka ardhur nën një presion në rritje për të arrestuar e dorëzuar të gjithë ata të pandehur nga gjykata e OKB-së. Si BE ashtu dhe NATO e kanë bërë bashkëpunimin e Beogradit me ICTY e veçanërisht ekstradimin e ish komandantit serb boshnjak Ratko Mlladiç, një kusht kyç për integrimin euro-atllantik të Serbi-Malit të Zi.

Mlladiç dhe ish kreu politik serb boshnjak Radovan Karaxhiç kryesojnë listën e të pandehurve të ICTY që janë ende në kërkim. Zbulimet e fundit treguan se Mlladiç merr pension nga ushtria e Serbi-Malit të Zi nga ku ka dalë në pension në 2001, gjashtë vjet pasi është paditur nga gjykata e OKB-së.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Buçer tha se Pauell është përgatitur të shqyrtojë vendimin e së mërkurës me kusht që autoritetet e Beogradit të ndërmarrin veprim për të arrestuar dhe dorëzuar të dyshuarit.

"Ne i bëjmë thirrje autoriteteve në Beograd të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën duke arrestuar dhe transferuar të pandehurit e kërkuar e veçanërisht Ratko Mlladiç, që të përballen me drejtësinë në Hagë," tha zëdhënësi.

Ndërkohë, shtoi ai, Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë udhë të tjera për ta përdorur ndihmën e caktuar për Serbi-Malin e Zi. "Në përcaktimin e paketës sonë të ndihmës këtë vit, ne kemi ridrejtuar fondet larg qeverisë qendrore, duke fokusuar ndihmën prej 73.6 milion $ në mbështetje të organizatave dhe programeve jashtë qeverisë qendrore që janë të angazhuara me reformën," vuri në dukje Buçer.

Të mërkurën, agjensia e lajmeve Beta me bazë në Beograd citoi Ministrin serb të Administratës lokale Zoran Lonçar, i cili është gjithashtu anëtar i këshillit të Serbi-Malit të Zi për bashkëpunimin me ICTY të ketë thënë se autoritetet do të "përmbushin shpejt detyrimet ndaj gjykatës së Hagës, duke përfshirë ekstradimin e të padituve".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment