11/01/2005
Policët e Bosnjë dhe Herzegovinës kanë provuar të jenë paqeruajtës të suksesshëm në Timorin Lindor, Liberi dhe tani në Haiti. Misioni i fundit paqeruajtës i vendit ndodh në një kohë kur reforma e policisë në BiH ka hyrë në një fazë vendimtare.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 11/01/05
![]() Grupi i BiH do të bashkohet me paqeruajtësit e MINUSTAH tani që kanë përfunduar treinimin e tyre. [MINUSTAH] |
Anëtarët e kontigjentit të parë të paqeruajtësve policorë nga Bosnje dhe Herzegovina (BiH) përfunduan treinimin e tyre bazë muajin e kaluar dhe u bashkuan me operacionin e misionit të stabilizimit të OKB në Haiti (MINUSTAH).
Të 12 paqeruajtësit e BiH janë midis personelit prej 6,060 vetësh të MINUSTAH, ku përfshihen 4,790 ushtarë dhe 1,270 policë civilë. Misioni i tyre është të ndihmojnë qeverinë tranzitore të Haitit në monitorimin, rindërtimin dhe riformimin e policisë kombëtare të Haitit (HNP) në përputhje me standardet demokratike të policisë. Midis të tjerash, MINUSTAH po ndihmon me vlerësimin dhe çertifikimin e personelit, këshillimin rreth riorganizimit dhe treinimit dhe duke mësuar anëtarët e HNP.
Kontigjenti i BiH do të jetë atje për një vit. Ai përfshin policë nga të dy njësitë e vendit, Federatës së BiH (FBiH) dhe Republikës Serbska. Midis tyre janë tre femra . Kreu i kontigjentit është Jasminka Imamoviç, nga kantoni i Tuzlës në verilindje të FBiH.
Policët kanë shprehur kënaqësinë e madhe për pranimin e tyre nga ekipi i ndihmës për zgjedhjen i OKB , në akademinë e policisë të Sarajevës. "Është një shpërblim i madh të jesh anëtar i misionit paqeruajtës të OKB," tha 28 vjeçarja Jasmina Nediç nga Lukavaci . "Është gjithashtu një nder i madh të jesh midis të zgjedhurve që përfaqësojnë vendin tonë. Jam e kënaqur që ne do të kemi mundësi t'u japim përvojën tonë kolegëve në Haiti."
Pjesëmarrja në MINUSTAH po ndodh gjatë një faze vendimtare në refomën policore të BiH. Policët nga BiH kanë shërbyer si paqeruajtës në misionet e OKB-së në Timorin Lindor dhe në Liberi për disa vjet dhe OKB thuhet se ka propozuar që BiH të marrë pjesë në misionin paqeruajtës në Sudan. Ministria e sigurimit e BiH bashkërendon vendosjen e tyre me ministritë e brendshme të njësive.
"Autoritetet e OKB janë tepër të kënaqur me mënyrën se si policët nga BiH kryejnë detyrat e tyre paqeruajtëse," tha ministri i sigurimit i BiH, Barisha Çollak. "Fakti i shtyrjes së mandatit të tyre në Timorin Lindor dhe Liberi e provon më së miri këtë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes