06/01/2005
Një forcë vepruese mbi edukimin po rekomandon futjen e arsimit alternativ dy-gjuhësor në sistemin shkollor maqedonas. Veprimtari tëp përbashkëta jashtë-shkollore dhe mësimi në dy apo më tepër gjuhë do të ndihmojë nxitjen e mirkuptimit më të mirë midis komuniteteve etnike, thotë grupi.
Nga Marija Lazarova për Southeast European Times në Shkup -- 06/01/05
![]() Forca vepruese po rekomandon që nxënësit e gjuhës maqedonase të mësojnë një gjuhë të një komuniteti tjetër etnik të vendit. [AFP] |
Në një raport të ri, forca vepruese e edukimit të Qendrës Europiane për Çështjet e Pakicave, Zyra e Nismës së Politikës së Dialogut në Shkup (ECMI) ka kërkuar futjen e arsimit alternativ dygjuhësh në Maqedoni. Për të nxitur më shumë mirkuptimin midis komuniteteve etnike, tha grupi, shkollat duhet të futin veprimtari të përbashkëta jashtëprogramore me mësimin në dy apo më shumë gjuhë.
Raporti, i botuar në dhjetor, rekomandon që shkollat duhet t'u kërkojnë nxënësve që bëjnë mësimin e gjuhës maqedonase, të mësojnë së paku një gjuhë tjetër të folur nga komunitetet etnike në Maqedoni. Në rajonet me një gjuhë dytësore, mësimi i gjuhës së dytë duhet të jetë i detyrueshëm, tha forca vepruese.
Sipas Majkëll Sczporluk, një këshilltar politik në ECMI, ekspertët e grupit jo vetëm kanë sugjeruar mësimin e shqipes po të gjitha gjuhët e komuniteteve etnike në mjediset ku një gjuhë e dytë zyrtare është në përdorim. "Një nga rekomandimet është gjithashtu mësimi me cilësi të lartë i gjuhës maqedonase nga nxënësit që i përkasin komuniteteve etnike," tha Sczporluk.
Rekomandimet janë dërguar në ministrinë e arsimit të Maqedonisë, në byronë e zhvillimit arsimor, në administratën e zhvillimit gjuhësor të komuniteteve dhe në parlament. Sonja Lipitkova, kryetare e komitetit parlamentar të edukimit, konfirmoi se komiteti e kishte diskutuar raportin. Asnjë nga anëtarët e pranishëm nuk shprehu opinion negativ për rekomandimet, tha ajo.
"ECMI punon në përmirësimin e statusit të pakicave," tha Konstandin Petkovski, nëndrejtor i byrosë së zhvillimit arsimor dhe një anëtar i forcës vepruese. "Me këto sugjerime, anëtarët e ECMI duan të përmirësojnë multikulturalizmin dhe prirjen e stereotipeve në arsim."
Grupi ka sugjeruar gjithashtu që nxënësit të mësojnë rreth kulturës dhe traditave të komuniteteve të tjera etnike dhe që tekstet e mësimit të rregullohen për të pasqyruar një mjedis multikulturor.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes