Rumania fut ligjin që kufizon birësimet ndërkombëtare

04/01/2005

Një ligj që kufizon birësimet ndërkombëtare hyri në fuqi në Rumani në 1 janar. Familjet në SHBA shpresojnë se autoritetet e reja të vendit do të shqyrtojnë rastet e birësimit në proces që janë ngrirë nga një moratorium i sugjeruar nga BE vënë në vitin 2001.

(Press Review - 03/01/05; AP, The Boston Globe, The Scotsman, Nobody's Children - 01/01/05; Press Review - 31/12/04; AFP - 18/10/04; Joint Council on International Children's Services)

photo

Birësimet ndërkombëtare të jetimëve rumunë mund të bëhen vetëm nëqoftë se të gjitha kanelet e tjera kanë dështuar, sipas ligjit të ri. [AFP]

Duke i dhënë fund një moratoriumi mbi tre-vjeçar, një ligj i ri ka hyrë në fuqi në Rumani duke përcaktuar me ligj rifillimin e birësimeve ndërkombëtare. Legjislacioni me kufizime të forta, kërkon të eleminojë abuzimet e vëna re të mirëqënies së fëmijëve, ka ngjalluar debate midis familjeve në Shtetet e Bashkuara që përpiqen të birësojnë fëmijë rumunë. Disa kanë shprehur shpresën se rastet e tyre që kanë qenë bllokuar nga moratoriumi i vënë në presionin e BE në 2001, do të shqyrtohen pas ndryshimeve të fundit politike në vendin ballkanik.

Ligji, i cili u miratua nga parlamenti rumun qershorin e kaluar, por hyri në veprim të shtunën (1 janar) krijon një zyrë të re për birësimet si i vetmi institucion që lejohet të bashkërendojë procedurat e birësimit në vend.

Legjislacioni kufizon birësimet ndërkombëtare ndaj gjyshërve biologjikë. Duke vënë birësimet vendase si një përparësi, ai i lejon të huajt të birësojnë fëmijë rumunë vetëm kur hapat e marë për t'i vënë ata nën kujdesin e familjeve lokale, kanëdështuar. Janë ndaluar gjithashtu birësimet ndërkombëtare të fëmijëve nën moshën dy vjeç.

Më tej, ligji ndalon fondacionet të veprojnë si ndërmjetës në procesin e birësimit, por lejon përfshirjen e shoqatave të autorizuara ndërkombëtare. Roli i mundshëm i OJQ-ve në proces është kufizuar në kushtin e shërbimeve të mbrojtjes, në vënien e fëmijëve nën kujdesin e familjeve dhe të ndihmës prindërore ose në veprimet që synojnë në riintegrimin me familjet e tyre.

Ligji ka ngjallur protesta midis familjeve amerikane rastet e birësimit të të cilave qenë në proces kur Rumania ndaloi birësimet ndërkombëtare në 2001, pas një raporti të fortë kritik nga baronesha Ema Nikolson, raportorja e Parlamentit Europian për Rumaninë dhe pas kërkesave që pasuan nga zyrtarët e BE.

Duke dënuar atë që ajo e përshkroi si një "tregti me fitim në trafikun e fëmijëve", Nikolson kritikoi autoritetet për "braktisjen e vazhdueshme të fëmijëve, abuzimin me fëmijët dhe neglizhencën" dhe bile edhe i akuzoi zyrtarët për shitjen e foshnjave. Duke e përshkruar sistemin e përkujdesit fëminor të vendit si të korruptuar " nga koka në këmbë", ajo paralajmëroi se dështimi për të riparuar sistemin mund të dëmtojë shanset e Rumanisë për bashkimin me BE.

Duke vepruar në emër të familjeve amerikane, aplikimet e të cilave për të birësuar 250 fëmijë rumunë u ngrinë pas ndalimit, Presidenti i SHBA, Xhorxh W. Bush e ngriti këtë çështje me krerët rumunë që vizituan Uashingtonin në korrik, javë pasi ligji i ri qe miratuar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një fondacion ndërkombëtar për ndihmën ndaj fëmijëve ka protestuar gjithashtu kundër legjislacionit duke thënë se ai nuk do të lejojë familjet të jenë të bashkuara. "Është mizore dhe e pandershme ndaj mijra fëmijëve dhe prindërve ndërkombëtarë që kanë nënshkruar përpara moratoriumit aktual," thotë Fëmijët e Askujt.

Gjatë një vizite në Bukuresht në tetor, Ministri i Jashtëm frëng Zhan-Pierr Rafarin foli rreth krijimit të një komisioni për të shqyrtuar birësimet ndërkombëtare të fëmijëve rumunë. Rreth 50 çifte franceze thuhet se janë midis qindra familjeve të huaja që presin që aplikimet e tyre të procesohen.

Duke shtyrë për një zgjidhje, një tjetër organizëm, Këshilli i Përbashkët mbi Shërbimet Ndërkombëtare të Fëmijëve, u takua me zyrtarë të lartë të SHBA në mes të dhjetorit, duke bërë thirrje gjithashtu për ngritjen e një komisioni të tillë që të përfshijë "këshilltarë objektivë që do të ofrojnë këshilla teknike se si duhen proceduar rastet në një mënyrë të barabartë, transparente dhe etike."

Shumë familje perëndimore që janë prekur nga moratoriumi mbi birësimet ndërkombëtare shpresojnë tani se autoritetet e reja rumune dhe veçanërisht presidenti Traian Bashesku, do të marrin hapa për të procesuar rastet e mbetura pezull dhe do të përmirësojnë krejt procedurën birësuese.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment