Qeveria e re rumune ul taksat e të ardhurave dhe të fitimit të korporatave

30/12/2004

Në një orvatje për të reduktuar përmasat e ekonomisë së saj të zezë dhe për të inkurajuar investimet e huaja të drejtpërdrejta, qeveria e re rumune ka miratuar një masë që ul taksat e të ardhurave dhe të fitimit të korporatave.

(FT, International Herald Tribune, Ziarul Financiar - 30/12/04; Reuters, VOA, AFP, RFE/RL, Rompres, Mediafax, Press Review - 29/12/04)

photo

Kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu (majtas) dalë këtu me Presidentin Traian Bashesku, është zotuar të luftojë korruspionin dhe varfërinë në Rumani. [AFP]

Qeveria e re rumune lëshoi një dekret urgjent të mërkurën (29 dhjetor) duke ulur taksat e të ardhurave personale dhe të fitimeve të kompanive në një normë të njëjtë 16 përqind. Masa, miratuar orë pasi qe betuar kabineti i Kryeministrit Kalin Popesku Tarikeanu, futet në fuqi në 1 janar 2005. Ajo synon të inkurajojë investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe krijimin e punëve si edhe të reduktojë tregun e zi me përmasa të mëdha të vendit.

Masa e re zëvendëson skemën e taksimit progresiv sipas së cilës taksat e të ardhurave shkonin nga 18 në 40 përqind. Për bizneset, kjo do të thotë 9 përqind reduktim të 25 përqind të taksave të vjela.

"Ky vendim është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë rumune," tha Tarikeanu pas takimit të parë të qeverisë, të mërkurën, duke shtuar se kjo do të ndihmojë për ta bërë Rumaninë më konkurruese ndërsa shkon drejt anëtarësimit në BE në krye të vitit 2007. "Ne do të informojmë FMN rreth vendimit tonë dhe presim që Fondi t'i përkrahë masat tona për të stimuluar ekonominë rumune," shtoi kryeministri.

Disa ekspertë, megjithatë, kanë shprehur shqetësimin rreth riskut të mundshëm të ekonomisë shkaktuar nga ulja drastike e taksave, veçanërisht në përpjekjet për të pakësuar inflacionin nga më pak se 10 përqind këtë vit në 7 përqind më 2005.

Kritikët thonë se masa mund të rritë deficitin e buxhetit për vitin tjetër, i cili nën marrëveshjen e vendit me FMN nuk duhet të kalojë 1.5 përqind të GDP.

Më parë këtë javë, Ministri i ri i Financave, Ionut Popesku lëshoi një deklaratë ku thuhej se masa shtesë duheshin marrë për të siguruar marrëveshjet e nderit të vendit me Fondin. Ato, sipas Reuters, do të përfshinin fondet e rritura nga taksat e VAT, të ardhura më të larta nga shitja e pasurive të shtetit nëpërmjet bursës dhe shtyrjes së një reduktimi të planifikuar në kontributet e sigurimeve shoqërore. Më tutje, rendimenti i taksave të paguara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kishte gjasa të dyfishohej në 3 përqind nga aktualja 1.5 përqind.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke njoftuar vendimin e qeverisë të mërkurën, Tarikeanu u zotua gjithashtu të marrë masa kundër evazionit fiskal dhe të vendosë disiplinë më të madhe financiare si pjesë e përpjekjeve për të kompensuar një deficit të përkohshëm të të ardhurave të buxhetit.

Tarikeanu kryeson një kabinet me 24 anëtarë, duke përfshirë përfaqësuesit e aleancës, partisë së tij Kombëtare Liberale dhe Partisë Demokratike, që kryesohej deri së fundmi nga Presidenti Traian Bashesku. Dy parti më të vogla, Federata Demokratike Hungareze e Rumanisë dhe Partia Humaniste përfaqësohen gjithashtu në koalicionin qeverisës mbështetur nga 242 ligjbërës në parlamentin e vendit prej 469 vendesh.

Ndërsa qeveria e tij u betua të mërkurën në mëngjes, Tarikeanu u zotua të luftojë korrupsionin dhe varfërinë. Rreth një e treta e popullsisë jeton nën nivelin e varfërisë. Në fjalën e tij të pranimit ai u zotua gjithashtu të "ndërtonte një gjyqësor të pavarur dhe të forconte liritë individuale".

"Përpara kemi një periudhë e vështirë , por unë jam i vendosur për t'i sjellë prosperitetin Rumanisë," tha Tarikeanu pas ceremionisë në parlament. Dua që të shoh një ekonomi reale tregu që t'i shërbejë popullit rumun, jo oligarkisë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment