Bashesku fiton zgjedhjet presidenciale rumune

13/12/2004

Kandidati i opozitës Traian Bashesku ka korrur një fitore tronditëse në balotazhin presidencial të Rumanisë, duke mundur kryeministrin Adrian Nastase. Zgjedhjet e reja parlamentare mund të vinë pas kësaj.

Nga Razvan Amariei për Southeast European Times në Bukuresht – 13/12/04

photo

Kandidati i opozitës Traian Bashesku do të jetë presidenti i ri i Rumanisë. [AFP]

Traian Bashesku, i aleancës së qendrës midis Partisë Kombëtare Liberale (PNL) dhe Partisë Demokratike (PD), do të jetë presidenti i ri i Rumanisë. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara në balotazhin e të djelës (12 dhjetor), Bashesku kryeson ndaj kundërshtarit Adrian Nastase me rreth 600,000 vota. Ai fitoi 51.7 përqind të votave ndërsa Kryeministri Nastase, që përfaqësonte një aleancë midis Partisë Social Demokratike (PSD) në pushtet dhe Partisë Humaniste (PUR), fitoi 48.3 përqind.

Të hënën, Nastase tha se ai kishte pranuar humbjen në një bisedë telefonike me Basheskun, që ai e quajti "presidenti i ardhshëm i Rumanisë".

Analistët e shpjegojnë zhvendosjen e peshores me pjesëmarrjen e madhe në zonat urbane, ku mbështetja për opozitën është e fortë. Anketat e pasvotimit të djelën natën, bënë me dije një barazim, duke shtyrë të dy kandidatët të pretendonin fitoren. Tek vinin rezultatet e zgjedhjeve, përkrahësit e Basheskut në Bukuresht dhe kudo gjetkë dolën në rrugë për të festuar duke tundur flamujtë portokalli të aleancës së opozitës.

Fituesi do të pasojë Ion Ilieskun, presidentin ekzistues për tre mandate, një figurë mbizotëruese në politikën rumune që nga rënia e komunizmit, dhe do të haset me problemin e drejtimit të vendit nëpër reformat me rang të gjerë të nevojshme për anëtarësimin në Bashkim më 2007, së bashku me Bullgarinë fqinjë.

Nastase fitoi raundin e parë në 28 nëntor, me rreth 41 përqind të votave ndaj Basheskut me 34 përqind. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura në të njëjtën ditë rezultuan në një barazpeshë të përafërt. PSD+PUR siguruan 57 vende në senat dhe 132 në dhomën e deputetëve, ndërsa Aleanca Drejtësi dhe e Vërtetë (DA) e Basheskut do të ketë 49 senatorë dhe 112 deputetë. Vendet e tjera i shkuan Partisë nacionaliste të Rumanisë së Madhe dhe Aleancës Demokratike të Hungarezëve (UDMR). Përveç kësaj, 18 organizata të pakicave kombëtare morën nga një deputet secila. PSD-PUK ishte e detyruar të kërkonte mbështetjen e partive të vogla në formimin enjë koalicioni qeverisës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Qeveria që PSD+PUR ka negociuar me UDMR është në rrezik," tha në një intervistë me Antena 1 TV, analisti politik Ion Kristoiu. Sipas kushtetutës, presidenti është i lirë të përcaktojë një kryeministër në qoftë se nuk ka shumicë të drejtpërdrejtë në parlament.

Sipas Robert Turçeskut, kryeredaktor i të përditshmes <I>Cotidianul</I>, situata e paqëndrueshme politike do të thotë se ka gjasa për zgjedhje të reja parlamentare.

Intervali midis raundit të parë e të dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte i paqetë. Akuzat për mashtrim mbuluan përfundimet e para, me disa OJQ dhe parti opozitare që akuzuan partinë në pushtet që kishte shpënë votues në disa qendra votimi dhe kishte manipuluar sistemin.

Pas raundit të dytë, vëzhguesit zgjedhorë njoftuan se kishin marrë pak raporte për parregullsi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment