EUFOR zëvëndëson zyrtarisht SFOR në BiH

03/12/2004

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Bosnje dhe Herzegovinë u transferua zyrtarisht tek një forcë e udhëhequr nga BE, në një ceremoni të enjten. Në të njëjtën kohë, NATO hapi një seli të përhershme në Sarajevë.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 03/12/04

photo

Kryetari i presidencës së BiH, Borislav Paravac (përpara), sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer (djathtas në mes), komandanti i forcave të NATO-s në BiH, gjeneral Stiven Shçuk (në mes majtas) dhe shefi i politikës së jashtme të BE, Havier Solana, ndoqën ceremoninë të enjten (2 dhjetor). [AFP]

Një ceremoni e mbajtur të enjten (2 dhjetor) në kampin Butmir në Sarajevë shënoi zyrtarisht dorëzimin e misionit paqeruajtës në Bosnje e Herzegovinë (BiH) nga SFOR i NATO-s tek EUFOR i BE si edhe hapjen e një selie të përhershme të NATO-s në Sarajevë (NHQSa).

Gjeneral-brigadieri i SHBA, Stiven Shçuk, komandanti i fundit i SFOR-it dhe komandanti i parë i NHQSa, zbriti flamurin e SFOR-it dhe ngriti flamurin e NATO-s ndërsa komandanti i parë i EUFOR, gjeneral-majori i ushtrisë mbretërore britanike, Dejvid Liki, ngriti flamurin e BE. Në ceremoni mori pjesë edhe njësia e nderit e forcave të armatosura të BiH që bëri shfaqjen e parë publike.

Ceremonia u ndoq nga zyrtarët e lartë të BiH, NATO dhe BE, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer dhe shefin e sigurimit të BE, Havier Solana. Të dy ata thanë se SFOR kishte përmbushur detyrat e tij të marrëveshjes së Dejtonit për të garantuar një mjedis të sigurtë e normal në BiH.

Në konferencën e shtypit pas ceremonisë, Solana tha se BiH do të bashkohej përfundimisht me institucionet e BE. Kur do të ndodhë kjo, shtoi ai, varet nga populli i BiH. "Sot BE mori një përgjegjësi të re në vendin tuaj ... që do të kryhet me të njëjtën frymë dhe me të njëjtën efektshmëri si paraardhësit tanë nga NATO," tha Solana. "Ne jemi mbledhur këtu të shikojmë të ardhmen por pa harruar mësimet e së shkuarës."

"Sot është një ditë e vërtetë feste, për BiH dhe gjithashtu për komunitetin e gjerë ndërkombëtar," tha de Hop Shefer. Ai shtoi se vendi kishte bërë përparim të ndjeshëm.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Misioni më i gjatë paqeruajtës i NATO-s zgjati nëntë vjet dhe përfshiu mbi 500,000 trupa nga 43 vende. Forca ka ndihmuar autoritetet e BiH për çarmatimin, shkatërrimin e armëve të paligjshme dhe kërkimin për të paditurit për krime lufte.

Me 150 forca në kampin Butmir, NHQSa do të vazhdojë të mbështesë reformat e mbrojtjes të BiH dhe të ndërmarrë detyra mbështetëse operacionale duke përfshirë aktivitetet e antiterrorizmit dhe kapjen e personave të kërkuar nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës.

Misioni i EUFOR-it, i koduar Althea, do të përfshijë 7,000 trupa nga 32 vende, prej të cilave 22 janë vende anëtare të BE. Ai do të ketë të njëjtin mandat si SFOR. Lordi Pedi Eshdaun, detyrat e të cilit si përfaqësues i lartë i komunitetit ndërkombëtar janë transferuar në postin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE në BiH , do të jetë kreu politik i angazhimit të BE në BiH. Përgjegjësia e parë e EUFOR do të jetë garantimi i një mjedisi të sigurtë. Paqeruajtësit e tij do të mbështesin autoritetet e BiH në goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e të paditurve për krime lufte.

Kryetari i presidencës së BiH, Borislav Paravac shprehu mirënjohjen e tij për trupat e NATO-s dhe mbështetjen për forcat e BE. Ai tha se ndihma e tyre është e nevojshme nisur nga përpjekjet e vendit për t'u bashkuar me institucionet euro-atllantike.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment